Published On: 31 Maj, 2017

Motra e Elvis Pistës kandidate për deputete, premton rrugën e vëllait

  • Qershorin e vitit 2014, u vra ish-kandidati për deputet i PDK-së Elvis Pista nga Rahoveci.

Tri vite më vonë, në listën e PDK-së atë e ka zëvendësuar motra e tij, Bestrisa Pista.

Ndonëse nuk mban numrin e njëjtë, Beatrisa Pista thotë se do ta ndjekë rrugën e vëllait të saj.

Kandidimi për deputete në Kuvendin e Kosovës, ajo thotë se i ka dhënë përgjegjësi të madhe në rrugën e saj politike, raporton KTV.

Ajo thotë se është jeta politike e Elivisit që shërben si udhërrëfyes edhe për karrierën e saj.

Malli për të vëllanë, thotë se po i shtohet edhe më shumë tani me fillimin e fushatës.

Pas vrasjes së Elvis Pistës, Beatrisa Pista thotë se kishte marrë oferta edhe nga partitë tjera, ndonëse ka një dekadë që është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo shpreson, që të zbardhet sa më shpejt vrasja e vëllait të saj.

Pista që synon të marrë besimin e qytetarëve të Rahovecit, thotë se do të punojë shumë në avancimin e gruas.

Kandidatja e PDK-së për deputete thotë se vendosi të garojë në zgjedhjet parlamentare sepse Rahoveci, vendi nga ajo vjen, nuk ka përfaqësim në nivel qendror.

Ajo ka folur edhe për bashkimin e partive të krahut të luftës në koalicion, pjesë e të cilit është edhe ajo vetë.

Sipas saj, ky koalicion është koalicion fitues dhe se nuk kishte zgjidhje më të mirë.

Ndër të tjera ajo ka thënë se për Elvisin nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi edhe nëse nuk i fiton votat e mjaftueshme për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...