Published On: 28 Gusht, 2017
Bota |

Motra e Dianas jep një detaj shokues rreth aksidentit në të cilin vdiq Princesha (Foto)

Motra e Princeshë Dianas, Sarah McCorquodale, ka hedhur dyshime mbi aksidentin ku ajo humbi jetën, dukë thënë se e motra ishte e fiksuar me vendosjen e rripit të sigurimit.

Britania u vesh në zi më 31 gusht të 1997-ës, kur Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris.

Por në një dokumentar të ri mbrëmjen e të dielës, motra e Lady Di tregoi për zakonet e saj në lidhje me sigurinë, sidomos kur ishte në timon.

62-vjeçarja e përshkroi Dianan si një “person të fiksuar që nuk shkonte asgjëkund pa vënë rripin e sigurimit”.

Ajo u shpreh se ishte e çuditshme që nuk e kishte vënë natën e aksidentit fatal.
“Ajo ishte e fiksuar me vendosjen rripit të sigurimit – tha Lady Sarah-  Pse nuk e vuri atë natë? Unë kurrë nuk do ta di.”

Duke folur për momentin kur kishte marrë vesh për vdekjen e motrës së saj, zonja Sarah shpjegoi se u zemërua tejmase me kanalet televizive që raportonin se ajo ishte ende gjallë.

Mësohet se pak para vdekjes Princeshë Diana telefonoi dy djemtë e saj.

Ishte një bisede tipike telefonike mes dy djemve dhe nënës së tyre, e cila ndodhej në pushime në Francë. Biseda ishte e shkurtër, sepse djelmoshat dëshironin të vazhdonin të luanin me kushërinjtë e vet, e jo të kalonin kohë duke biseduar në telefon. Ajo bisedë e shkurtër telefonike e vitit 1997 i ndjek edhe sot e kësaj dite princat Ëilliam dhe Harry, sepse nëna e tyre, Princesha Diana, do të vdiste në një aksident me makinë po atë natë.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...