Published On: 4 Gusht, 2017

Mos u nisni për në kufi, kjo është gjendja e tanishme e pritjeve (Dokument)

Mëngjesin e sotëm kolona në pikën e kalimit kufitar në Merdare është zvogëluar dukshëm krahas ditëve të kaluara ku qytetarët kanë pritur deri në tri orë për të kaluar kufirin. Sot gjendja është më mirë dhe se qytetarët po presin maksimumi një orë në hyrje dhe 30 minuta në dalje, raporton Gazeta Express.

Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar tregojnë se kolona të vogla të automjeteve ka edhe në Vërmicë, të Dheu i Bardhë dhe në Han të Elezit, porse qytetarët nuk presin më shumë se 15 minuta për të kaluar kufirin.

E pritje më të mëdha ka në pikëkalimin kufitar në Merdarë. Aty mëngjesin e sotëm qytetarët po presin deri në gjysmë ore për ta kaluar kufirin. Ndërkohë që kolonat arrijnë deri në 600 metra./GazetaExpress/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...