Published On: 20 Nëntor, 2016

Mos u çuditni kur të shikoni sot këto makina të aksidentuara në rrugë. Kanë një mesash për ju! (Foto)

Mos u çuditni nëse sot në rrugë të ndryshme në gjithë vendin do të shikoni makina të aksidentuara. Ato janë vendosur aty me një qëllim.

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të aksidenteve rrugore, sot policia ka improvizuar aksidente të ndryshme që ndodhin  për shumë nga arsyet, ku më kryesorja është shpejtësia tej normave të lejuara.

Me tabela sensibilizuese për të kontrolluar shpejtësinë, për të mos drejtuar automjete kur keni konsumuar alkool apo dhe arsye të tjera, ku mosrespektimi tyre ka marrë jetë njerëzish, policia rrugore iu tregon sot disa nga shembujt si kanë ndodhur aksidentet.

Ndërkohë që sot në orën 12:00 trafiku do të ndalet për 1 minutë, ndërsa policët rrugorë do të kenë sot në uniformën e tyre edhe një shirit të zi në krah, kjo në shenjë respekti për të gjithë ata që kanë mbetur viktima të aksidenteve rrugore. Këto janë disa nga foto që “Gazeta Express” ka siguruar nga improvizimet që janë bërë në akse të ndryshme rrugore, kryqëzime, autostradë, apo rreth rrotullime, në të cilat për fat të keq kanë humbur jetë njerëzish. /Gazeta Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...