Published On: 21 Prill, 2017

Mos u brengosni nëse ndonjëherë flisni me vetveten!

Nëse flisni nganjëherë me veten tuaj, kjo nuk është shenjë e çmendurisë, por sipas shkencëtarëve britanikë nga departamenti i psikologjisë dhe neurologjik është shenjë e mendjes së shëndoshë.

Jeni zgjuar në mëngjes dhe ju mungon motivimi për punë. Vetes i thoni: “Jepi. Ngrihu dhe nisu në punë”? Kjo nuk është e jashtëzakonshme, sidomos nëse ballafaqoheni me situata që ju nevrikosin.

Realiteti është se shumica e njerëzve kanë një zë të brendshëm, i cili ju nxit, ju shtyn apo ju falënderon, transmeton Telegrafi.

Ky zë mbetet në kokat tona pothuajse gjatë gjithë kohës, por kohë pas kohe, e nganjëherë edhe nuk jeni të vetëdijshëm, keni hapur gojën dhe mendimet i keni shprehur me zë.

Në librin “My Stroke of Insight” Dr. Jill Bolte Taylor thekson se nëse vetes suaj i drejtoheni me zë nuk është shenjë e çmendurisë, por mënyra se si trurit të vetëdijshëm i ofroni udhëzime të qarta. Në këtë mënyrë truri më shumë përqendrohet.

“Ky është instrument i rëndësishëm”, shpjegon ajo.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...