Published On: 22 Prill, 2017

“Mos ja jepni më Topin e Artë Messit dhe Ronaldos”

Ai do të komentojë ashtu siç ka bërë prej shumë vitesh tashmë, El Clasico-n mes Real Madrid dhe FC Barcelona. Omar Da Fonseca do të jetë zëri që do të përcjellë plot energji dhe me fjalë emocionuese tek spektatorët sfidën më të ndjekur në botë. I specializuar për futbollin spanjoll dhe në veçanti atë të Real Madrid-it dhe Barça-s, ndeshjet e të cilave i komenton çdo javë, këshilltari kryesor i beIN Sports ndër të tjera ka folur edhe për duelin mes Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s.

“Duhet të kalojmë në një epokë të re. Duhet bërë gjithçka që të mos i jepet trofeu tjetër i Topit të Artë Messi-t apo Ronaldo-s. Stop! Cfarë do të sillte kjo për ta veçse një tjetër rresht në CV e tyre. Pesë apo gjashtë Topa të Artë… Dakord, ata kanë dominuar futbollin këto 10 vitet e fundit. Kush mund të jetë fituesi i ardhshëm? Nuk e di, por janë Neymar, Hazard, Dembele…”

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...