Published On: 18 Nëntor, 2016

Mos e vrani edhe babain e Astritit!

Shkruan: Sefedin Krasniqi

Në një shkrim të mëhershëm kam shkruar se nëse Astriti e ka goditur me predhë Parlamentin e Kosovës, sikur të mendoja, do ta mbroja Parlamentin me të gjitha mjetet. Por, sikur në burgun e Prizrenit do ta sulmonte dikush Astritin, do ta mbroja gjithashtu me të gjitha mjetet.

Por, një gjë nuk do ta bëja në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim. Nuk do të bëja atentat në babin e Astritit siç janë duke vepruar disa gojëprishur që me thashetheme po e infektojnë publikun se “Avniut po i hakmerret UDB-ja”!, sepse në një kohë dhe në një moment paska punuar për UDB-në! Apeloj te këta faqezinj që i japin vetit epitetin se janë punëtorë të kundërzbulimit apo të këtij apo atij dreq shërbimi sekret.

O ju faqezinj, mos pëshpëritni qosheve e skutave të kafeneve të errëta gjëra që tmerrojnë edhe të vdekurit. Nëse s’keni kurajo të flisni hapur, së paku mbylleni atë çapellë.

Astrit Dehari, koha do ta tregojë se është viktimë e shërbimit sekret të PDK-së, që me çdo mjet ka vendosur ta mbrojë pushtetin dhe shërbimit sekret të LVV,  që edhe me kufoma e me gjak ka vendosur ta marrë pushtetin në Kosovë.

Kush do të analizojë kthjelltë të dyja këto shërbime e kanë gjenezën te LPK-ja e Zvicrës, e bija e Sigurimit të Enferr Kurvit!

Por, sipas prokurorit Sylë Hoxha, Astriti paska bërë vetëvrasje dhe zërat krrokates duhet të pushojnë.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...