Published On: 8 Korrik, 2017

Morata: Nuk më mbetet asgjë, duhet të luftojë

Ai nuk hyn në planet e tij, por gjithçka tregon se Alvaro Morata do të fillojë parasezonën nën urdhrat e Zinedine Zidanet dhe jo Jose Mourinhos.

Një vit më parë sulmuesi ishte i lumtur teksa po rikthehej te klubi i Real Madridit, por sot raportohet se ai heshtazi po kërkon të largohet prej Los Blancos.

Megjithatë, sipas burimeve të Marcas, reprezentuesi spanjoll është pajtuar me fatin e qëndrimit te madridlenët, transmeton Telegrafi.

“Duhet të vazhdoj të luftoj, nuk ka zgjedhje tjetër”, më t’i ketë thënë Morata njëri prej shokëve të kampionit evropian.

Mourinho thuhet se ka qenë në kontakt të përhershëm me të dhe ka bërë gjithçka që është e mundur, por vendimi ka qenë i prerë i Realit që mos të lirohet prej shërbimeve të Moratas. /Telegrafi/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...