Published On: 26 Maj, 2017

Monika Kryemadhi premton 10 mijë Iphone në Elbasan

Ndoshta nuk do ta besoni por në zonat e varfra bëjnë festë kur vijnë zgjedhjet. Jo se kanë ndonjë dëshirë të madhe për të votuar ndonjë nga kandidatët që garojnë, por shpesh sepse në këmbim të votës ndaj njërës apo tjetrës parti mund të fitojnë falas aparate telefonikë apo tablet të cilat me të ardhurat që kanë thjesht mund t’i ëndërrojnë pa patur mundësi për t’i blerë.

Elbasani mendohet se është një ndër qarqet që do të përcaktojë edhe fatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, duke qenë se ky qark nxjerr 14 deputetë dhe gjithnjë ka qenë në ekuilibër mes të majtës dhe të djathtës. Për këtë arsye, e gjithë artileria e partive të mëdha është drejtuar në Elbasan.

Drejtuese e fushatës së LSI-së në Elbasan është vetë Monika Kryemadhi, ndërsa për PS-në Taulant Balla. Pritet të prezantohet edhe drejtuesi i PD-së dhe parashikimi është që do të jetë një garë e fortë mes këtyre partive.

Por me sa duket, Monika Kryemadhi e ka nisur fort fushatën duke “korruptuar” të rinjtë e këtij qarku me blerjen “me lezet” të votës. Sipas boldnews.al, ajo ka premtuar 10 mijë Iphone për të rinjtë që do t’ia japin votën LSI-së. Pra, një votë baras me një Iphone.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...