Published On: 5 Gusht, 2017

Molliqaj tmerron PDK-në: Qindra vrasje politike, haraçe, ndarje të Mitrovicës, biznese me veselinoviçët me urdhra të Kadri Veselit

  • Serbia ka ndikim më të madh në vendimmarrje në Kosovë sesa mbi 50% e deputetëve shqiptarë, sepse shefi yt bashkëpunon ngushtë me ta dhe përkujdeset me ua plotësu dëshirat;

 Dardan Molliqaj

Blerandin edhe Arbanën nuk i kish marrë gjumi mbrëmë pas statusit tim për shefin e tyre.

Duke aluduar në Kadri Veselin, Blerandi paska thënë që unë nuk e di çfarë janë burrështetasit. Mirë Blerand, po t’i numëroj të bëmat e Kadriut dhe pastaj më trego nëse ai ka lidhje me burrështetas:

  • Kadri Veseli ishte shef i organizatës më të madhe kriminale në Kosovë, SHIK-ut. Qindra vrasje politike, haraçe, kërcënime, punësime, largime nga puna, etj. Të gjitha me urdhrin dhe nën vëzhgimin e tij;
  • Jemi vendi më i izoluar në Evropë, falë të bëmave të shefit tënd dhe bandës së tij kriminale, në të cilën bënë pjesë edhe ti;
  • Jemi vendi më i varfër në Evropë si pasojë e shkatërrimit të ekonomisë. I keni shkatërruar të gjitha ndërmarrjet publike dhe shoqërore, pastaj i keni falur. Fabrikat i keni kthyer në restorante dasmash, e tokat bujqësore në parcela ndërtimi;
  • Qindra mijëra shqiptarë e lëshuan Kosovën nën qeverisjen tuaj. Shefi yt ua mbyti shpresat atyre për një ditë më të mirë;
  • Serbia ka ndikim më të madh në vendimmarrje në Kosovë sesa mbi 50% e deputetëve shqiptarë, sepse shefi yt bashkëpunon ngushtë me ta dhe përkujdeset me ua plotësu dëshirat;
  • E ndau Mitrovicën në dysh, dhe sot e asaj dite nuk kemi kontroll mbi pjesën veriore të cilën e kontrollon Serbia. Por kjo ju konvenon juve sepse bëni biznese me Veselinoviqat;
  • Duke kapur sistemin e drejtësisë, persekutoi opozitën dhe arrestoi aktivistë të rinj të pafajshëm. Astrit Dehari humbi jetën në burg. Anipse nuk ka asnjë provë të vetme për ta, shefi yt përkujdeset që ata të vazhdojnë të mbahen në burg për një vit rresht;
  • Jemi një ndër shtetet me cilësinë më të ulët të edukimit në botë (shih rezultatin e PISA), falë shkatërrimit të sistemit të arsimit që shefi juaj përmes piunëve të tij e ka bërë dukë punësuar dajë, teze e kunata nëpër shkolla pa kualifikime;
  • Nga pozita e kryetarit të Kuvendit, disa herë ofendoi gratë deputete me gjuhën e tij seksiste;
  • Tash së fundi, “burrështetasi” yt po e lë peng gjithë Kosovën duke bllokuar institucionet e vendit.

Ka shumë e shumë të tjera saqë lista bëhet shumë e gjatë me ua numëru të gjitha, por besoj që këto të ndihmojnë mjaftueshëm me e kuptu sa ”burrështetas” e ki shefin.

 

  1. S. Arbana tha që e kam marrë partinë n’dorë. Ti po thu që partia po m’përjashton. Koordinohuni pak kur shpifni se u bonët horë ????

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...