Published On: 8 Korrik, 2017

Mjekët kubanezë kanë gjetur ilaçin kundër kancerit (FOTO)

Rezultatet nga testimet e bëra në Kubë kanë treguar se një numër i konsiderueshëm i pacientëve, që kanë marrë vaksinim kubanez kundër kancerit të mushkërive, kanë jetuar më gjatë se 5 vite. Kjo vaksinë, kohët e fundit është duke u praktikuar edhe në shumë vende tjera të botës.

Mjekësia kubaneze ka gjeneruar miliarda të holla në këtë vend, ndërsa profesionistët mjekësorë kanë theksuar se ky vend do të ketë tendencën e nxitjes së turizmit shëndetësor. Kuba posedon një mjek për 170 pacientë, që paraqet mesataren më të lartë në botë., përderisa në disa vende, sa për krahasim, një mjek shëron rreth 5000 pacientë. Qeveria kubane shpreson se ky trend do të vazhdojë, dhe se gjithnjë e më shumë të huaj vijnë aty për të kërkuar kujdes mjekësor, për shkak të arritjeve të mëdha dhe ekspertëve në këtë fushë, por edhe të trajtimit të lirë dhe të besueshëm.

Arritjet më të reja të mjekëve kubanezë, janë arsyeja pse ky vend është cilësuar në qendër të vëmendjes botërore, konkretisht përmes vaksinës “CimaVaks EGF” e që është zbuluar 25 vite më parë. Shkencëtarët kubanë pretendojnë, në bazë të hulumtimeve të bëra në më shumë se 3500 persona të prekur, që me anë të kësaj “mrekullie” mjekësore, rreth 20% e pacientëve jetojnë më gjatë se 5 vjet.

Ekspertët kubanezë, megjithatë theksojnë se vaksina nuk funksionon në mënyrë preventive, por ndalon proteinat të cilat nxisin rritjen e pakontrolluar të qelizave të kancerit dhe nëse rezulton se vaksina është efektive, kanceri i mushkërive mund të shëndrrohet në një sëmundje kronike. Me fjalë tjera, vaksina bazohet në një proteinë që hyn në trupin e pacientëve, duke prodhuar antitrupa për të luftuar dhe parandaluar metastazën e mëtejshme. Në këtë mënyrë, vaksina në fakt kthehet në një sëmundje kronike, dhe pacientët të cilët e marrin këtë mund të vazhdojnë të jetojnë me të sikur ata që kanë diabet, me një terapi të rregullt të vaksinimit, siç përdoret insulina tek diabetikët.

Studimet klinike që janë bërë deri tani, kanë treguar se vaksina nuk mund të ju jepet pacientëve të diagnostifikuar me kancer të mushkërive në një fazë të avancuar me metastazë në sistemin nervor qendror. Këto pacientë kërkojnë trajtim të ndryshëm, duke përfshirë barna steroide, efektet e të cilave mund të ndikojnë në vaksinën në fjalë.

Ashtu siç theksojnë ekspertët kubanezë, vaksina është e sigurtë për përdorim, dhe sa i përket efekteve anësore, mund të ju paraqiten personave që kanë reaguar edhe ndaj vaksinave tjera, këto mund të jenë: skuqje, anoreksi, ngërçe, ethe, kokëdhembje, të përziera, të vjella, temperaturë, skuqje dhe dhimbje në vendin e injektimit.

Kuba tashmë është duke punuar në regjistrimin e vaksinës kundër kancerit të prostatës, por ka vazhduar kërkimet edhe për vaksinimin kundër kancerit të gjirit, zorrës së trashë, mëlçisë…

  

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...