Published On: 7 Nëntor, 2016

Mjaft vajë e kujë nën çatitë tona!!!

  • Nga Skënder MULLIQI
  •  

Sikur është i dënuar të vuaj ky popull edhe në kushte të paqës. Po vuan tash  nga regjimet tona , e jo nga  shteti I huaj   siq është Serbia.   Po jetojnë njerëzit sikur të ishim në mesjetë , e jo në fillim shekullin 21. Na goditën shumë fenomene negative të huaja për ne. Në vargun e shumë dukurive negative  na ndodhën  vrasjët  .Kulmi i marrezive për Kosovën si shteti më i ri në Evropë, ishin vrasjët politike.Ndodhën shumë vrasje politike dhe vrasje për motive të ndryshme , sepse në pushtet u ngjitën forcat neokomuniste .  Shumë vaj dhe kujë po kemi nën qatite tona. Shumë familje mbeten pa më të dashurit e tyre nga dora vrastare . U vranë atdhetarat e devotshem të çështjës kombëtare . U vranë në prita të organizuara dhe pas shpinës . U vranë nga dora gjakatare e cila shumë e zvetnoi imazhin e shqiptarëve në sytë e botës demokratike . Lexues të ndëruar e bëra këtu një hyrje  të shkurtër  në kronoligjinë e vrasjeve, sepse asgjë në politikë nuk ndodhë rastësisht , ashtu siq ndodhi edhe vdekja tragjike , apo vet-vrasja e aktivistit të VV , Astrit Deharit. Para shumë vitësh gadi pata harruar ta përmend ,  kishte ndodhur dy vrasje mbrenda stacionit policor në Pejë. Ishin vrarë dy të ri në  duar të policies nga dorasit jo policor  për gjakëmarrje.  Shtrohet pyetja logjike ,çfarë organesh të rendit kemi , kur edhe mbrenda lokaleve policore  vritet apo vdes  njeriu? Çfarë organësh policore kemi kur vdes i riu Astrit Dehari në burgun e Prizrenit. Me çfarë justifikimi do të dalin organet përkatëse  për vet-vrasjen e rënd të Deharit. Justifikime mund të gjejnë tash , së kur thehet qerrja rrugë ka bollë.   Kjo dramë që po përjeton Kosova e pas luftës më  vrasje macabre , kjo dramë që po bie mbi supet e familjarëve  është tëpër e rënd. A mund ti quajmë këto vrasje , vrasje institucionale ? Kur ndodhin vet-vrasjët apo  edhe vdes dikush në burg nga pa kujdesia  , nuk ka emertim tjetër veq vrasje institucionale . Pati shumë reagime lidhur më humbjën e jetës së Astrit Deharit.  Familja Dehari për të dytën herë u trondiët rënd, pas vetvrasjës para do kohe të djalit të tyre , Arbnorit. Dhembje e madhe ka zbritur në familjën e shkrimtarit  dhe kryefamiljarit ,Avni Deharit. Astriti bashkë më familjën kishin lënë jetën luksoze në Zvicrës për  të ndërtuar jetë të re në Kosovën e pavarur.  Nuk e kan paramenduar as në ënderr së do ti humbin dy bijtë e tyre në kushte të paqës, por jo edhe të lirisë , çfarë duhet të jetë. Liria që nuk preket nuk është liri e plotë . Nuk ka  mundësi të kemi liri të plotë , kur në krye të shtetit janë infiltruar  njerëz më biografi të ërret  , të cilët e kan ërrësuar edhe  të ardhmen e brezave që po vijnë . Lajmi nga Prizreni për humbjen edhe të një jete njomake është lajmi trishtë, është lajm që të  step  .Është lajm brengosës për këtë vend dhe për këtë popull .Këtyre dramave  nuk u vjen fundi kurrë më këta njerëz në krye të shtetit.  Me hipotekën e vrasjeve dhe vdekjeve si ajo e Astritit   , nuk mund të ndërtojmë shtet ligjor dhe funksional.Nuk mund të ndërtojmë shtet kur njerëzit mbahen në burg vetëm për bindje politike . I riu Dehari u ngarkua më një vepër tepër të rëndë-siq është terrorizmi. Zor është e besueshme që një i ri nga një familje atdhetare të jetë në valët e terrorizmit?! Retorika e merzitshme e organeve policore , së hetimet vazhdojnë është  ngushëllimi më i keq për familjarët të cilët i kan  humbur  më  të dashurit e tyre gjatë këtyre viteve.  Të zbardhet sa më parë kjo ndodhi e keqe  dhe shumë  e dhembshme  . Mos të lutemi sërish që  mos të këtë  vrasje  dhe vdekje nga mos kujdesi dhe dashtazi  në Kosovë. Shumë herë u lutem deri më tash pas secilës vrasje , por ato për fatin tonë të keq ende po vazhdojnë  …  Ndajmë dhëmbjen dhe pikëllimin e madh   me familjën Dehari në këtë orë të ligë për  ta, dhe  në këtë orë të ligë edhe për Kosovën …

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...