Published On: 31 Tetor, 2016

Mithat Frashëri – udhëheqës i Ballit Kombëtar

  • Pjerin Ndoci

Ashtë nji ndër e pergjegjësi per mue qe të referoj para jush per intelektualin, ideologun dhe patriotin e madh të kombit tonë MITHAT (AVDYL) FRASHËRI, ideali i veprimtarisë së tij ishte krijimi i Shqypnisë Etnike. Mithat Frashëri u lind me 1880 ne Shqypni ne nji familje me tradita të mëdha kombëtare. Babai i tij Avdyl Bej Frashëri, ishte kryetar i Komisionit per punë të jashtme të “Lidhjes së Prizrenit”, organizator kryesor i Kuvendit të Prevezës (janar 1878), kryetar i delegacionit të Lidhjes ne disa shtete të Europës, pra ishte nji ndër politikanët ma eminent të asaj kohe qe tanë jetën ia kushtojë zgjedhjes së çështjes kombëtare dhe pavaresisë së Shqypisë. Mithat Frashëri, qysh ne femijëni u shkollue dhe u edukue ne frymën patriotike kombëtare nga babai dhe nga mixhallarët; Naim Frashëri poet i madh i Rilindjes Kombëtare dhe Sami Frashëri, mendimtar i madh i Rilindjes Kombëtare. Komisioni i Vlerësimit të Figurave të Martirizueme, Instituti i Historisë së Shqypnisë, ne vitin 1996 ne Tiranë ka organizue Seksionin shkencor kushtue Mithat Frashërit. Ne këtël referat do t’i ceku disa të dhána të cilat u referuen ne kët Seksion shkencor. Mithat Frashëri ishte nji nacionalist i madh shqyptar, ka kenë ministër ne Qeverinë e Ismail Qemalit, si përfaqësues i Shqipërisë ne Konferencën e Parisit (1919), si deputet i Përmetit ne Parlamentin shqyptar, si ambasador i Shqypnisë ne Greqi etj. Nëpërmjet veprimtarisë politike diplomatike dhe tribuna të shtypit të kohës, disa prej të cilave i themeloi dhe i drejtoi vet, ai u afirmue si nacionalist. Mithat Frashëri gjithmonë u përpoq per fuqizimin e nacionalizimit shqyptar dhe zbatimin e parimit të vetëvendosjes së popullit shqyptar. Mithat Frashëri ka luejtë nji rol të madh ne mbrojtjen e çështjes shqyptare, gjate tanë kohës qe jetoi dhe veproi. Veprimtaria e tij si diplomat poliglot, politikan dhe njeri i kulturës, boshti i së cilës ishte realizimi i Shqypnisë nga bashkimi i katër vilajeteve; Shkodrës, Shkupit, Manastirit dhe Janinës. Mithat Frashëri përdori të gjitha mjetet legale per mbrojtjen e çështjes shqyptare ne arenën ndërkombëtare, qysh nga fjalimet, letrat, prememorjet, debatet ne Konferencat dhe takimet europiane e deri te hulumtimi dhe argumentimi i historisë dhe autoktonisë dhe vijimësimi shqyptaro-ilire ne Shqypni. Mithat Frashëri pengoi shpërnguljen e Çamëve nga Greqia si dhe denoncoi ne shkurt të vitit 1941 me nji Promemorje qëllimet kolonizuese të ltalisë fashiste ne Shqypni. Ai gjithashtu ne Konferencën e Paqes ne Paris (1946) shpalli botërisht tragjedinë qe kishte pllakosur vendin e tij me ardhjen e komunizmit ne pushtet. Me kulturën e tij të pazakontë, njohjen e disa gjuhëve; anglisht, gjermanisht, italisht, turqisht etj. Ai ishte nji nga përfaqësuesit ma dinjitozë të Shqypnisë ne forumet ndërkombëtare dhe sferat kulturore të botës. Filozofia e tij kombëtare, konceptet e tij politike dhe kulturore japin përgjigje të pagabeushme se nga duhet të ecë Shqypnia. Kontributi i madh teoriko-politik i asaj kohe ishte Dekallogu i Ballit Kombëtar, i hartuem ne vitin 1942. Dekallogu (1942) “Në robëri puna e jonë është lufta, Në liri lufta e jonë është puna”

l. Luftojmë për Flamurin Kuq e Zi, për mbrojtjen e të drejtavet të popullit Shqiptar .

2. Luftojmë për një Shqipni të lirë, ethnike, demokratike, me baza shoqënore moderne.

3. Luftojmë për një Shqipni ku do të mbretënoje lirija e fjalës dhe e mendimit.

4. Luftojmë për një Shqipni të rregullueme ekonomikisht dhe shoqënisht në mënyrë që të mos ketë shrfytëzues dhe të shfyrtëzuem, do me thanë të mos ketë njerëz që jetojne në shpinë të të tjerëve; mos të ketë bujk pa tokë të vetë të mjaftueshme, punëtorë krahu dhe mendjeje pa banesë dhe jetë të sigurueme, pra për nji Shqipni të rregullueme me një sistem ekonomik rranjësisht te riformuem,simbas shpirtit dhe nevojavet të popullit Shqiptar.

5. Luftojmë për një Shqipni ku do të zbulohen, do të përkrahen dhe do të rriten vlerat e mëshehuna në çdo shtresë të popullit me anë të shkollës Shqiptare.

6. Luftojmë për një Shqipni ku do të çmohen drejtësisht të gjitha vlerat pa dallim moshe, krahine, besimi a klase.

7. Luftojmë për të formue një Shqipni të drejtueme nga njerëz të pa komprometuem, nga shqiptarë që nuk janë kursye, në çdo kohë e në çdo rrethanë, për shpëtimin dhe të mirën e këtij vendi, prej burrash punëtorë të aftë e të ndershëm.

8. Luftojmë për një Shqipni që do të dënojë pa mëshirë dhe në mënyrë shembëllore anti-patriotët, trathëtarët, të shitunit, ngatërresarët, spekulluesit, spiunët; për një Shqipni ku nuk do të kenë vend dallkaukët, servilët, feudalët dhe të gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e Shqipnis së Rilindun.

9. Luftojmë për të harmonizue dhe bashkue energjinat e Kombit, për të gatue bashkimin mendor dhe shpirtnor të të gjithë Shqiptarëve.

10. Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të Kombit, kundra pushtuesit, për realizimin e idealit të lartë kombëtar.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...