Published On: 8 Gusht, 2017

Misioni i dyfishtë i një vrasje në errësirë

Naim Miftari

President e di se jeni në zor për veti duke u munduar si me bë qeverinë e me shpëtuar veten edhe do vite, por pse s’po përgjigjesh së paku me i sqaruar shumë vrasje të pas luftës ndër ta edhe rastin e vrasjes të familjes Hajra, pasi ka ma shumë se një dekadë janë në burg të pafajshmit pa asnjë provë vëllezërit Kiqina dhe Ramadani (pjesëtar të UÇK-së).

Mos mendo se e keni mbuluar dhe e keni mbyllur për jetë të kaluarën e vëllait tënd bashkëpunëtorit shumëvjeçar të sigurimit shtetëror serb DBS…, ndoshta Hamz Hajra (Shtutica) inspektor i UDB-së e ka pas plumbin hallall, por shqiptarët nuk vrasin fëmijë president, nuk është në traditën shqiptare vrasja e fëmijëve filloristë.

Aq ma keq kur kjo vepër  i mvishet disa ushtarëve të UÇK-së, të cilët mbahen në burg pa kurrfarë fakti, pse se pranoni se kjo vepër-vrasje nuk është kryer për patriotizëm, por për ti mbuluar gjurmët e familjarit dhe bankerit tuaj të parave milionave të pista (vjedhura nga lufta dhe pas lufta) dhe  gjurmët e disa ish informatorëve të tjerë nga ai rajon…

Pse nuk e vratë ashtu edhe Lutfi Ajzin ish kryeshefin e UDB-së kryeshefin e Hamëz Hajrës me çka ju shantazhoi ky juve dhe çka ju tha kur u takuan me dijen e juaj me DAJEN dhe ata bishtat e juaj, kur i dhatë garancion për jetën e tij bëhet pyetje PSE.!!

Mos harro pasi ju e dini mirë  se bankieri -familjari juaj dikur ishte shumë resurs i çmuar i UDB-KOS-it serb, a ju dha najher vëllai instruksione se si duhej sillur nëse rastësisht bini në prita  të policisë dhe ushtrisë serbe sidomos kur vinit përmes Dobresë Han të Elezit ku ju priste Faredin Gashi Faruku…………. .

Aq i çmuar ishte BURAZERI i juaj gjatë luftës për sigurimin shtetëror serb sa që sigurimi serb e thërriste “zllatni izvor”, (resurs-burim i artë), por mos  harroni pasi ti kryeni edhe disa favore tjera për Serbinë, një dit atyre nuk do ti duheni më, dhe kur ta hapin dosjen e “Argjentit” serb dhe Mikit (Cernagoras)  sidomos vrasja nëpërmjet tradhtive të komandantëve kryesor të UÇK-së mos t’ju zë në befasi se as Stambolli nuk ju shpëton më!

Kush ta liroi vëllaun gjatë luftës, pos UDB-ës, pa ther në këmbë, pas kinse një muaj burgimi në burgun e Mitrovicës ma shumë ka ndejtë duke kaluar kohën nëpër hotele TROJKA, dhe restorante serbe vëllain e liderit të UÇK-së?

Edhe vet Adem Jashari filloi të dyshonte në vëllaun tuaj pasi shëtitej me mercedes dhe humbte  çuditshëm në Prishtinë (takimet sekrete në Beli Dvor) nga ku edhe kurdiseshin aksione kundër UÇK-së. Aty u sajua edhe ai aksioni i kurdisur i UDB-së, kur policia serbe kinse edhe me bager po kërkonte armë në shtëpinë tuaj?

Si nuk tu torturua ty vëllai, asnjë sekondë gjatë burgut, hetuesisë, pos që ”torturohej” ndoshta  nga ushqimi dhe pijet, si bananet, uiski, kafet, qaji nano, dhe ushqehej me kremenada në “Trojken e Leposaviqit” bashkë me tre koleg të UDB-së.

A mendon se nuk i kanë xhiruar UDB-në krejt këto deponime, biseda vullnetare të vëllait tuaj pranë miqve të UDB-së, këto në filmime shiriti 8mm! / SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...