Published On: 9 Nëntor, 2016

Mirësevini në Trumpland: Pesë mënyra se si do ndryshojë bota

Ai u ngjit në skenë me muzikën e filmit “Air Force One” në sfond.

Donald Trump fitoi në mënyrë spektakolare garën për në Shtëpinë e Bardhë.

Në orën 2:30 të mëngjesit, rivalja Hillary Clinton i telefonoi duke pranuar humbjen.

Ajo bëri një telefonatë të shkurtër pak pasi kishte dërguar shefin e saj të fushatës të bënte pikërisht të kundërtën, duke u thënë mbështetësve se asgjë nuk ka mbaruar.

“Tani është koha që të shërojmë plagët e ndarjes,” tha Trump, duke tentuar të vendosë paqen.

“Do jem president i çdo amerikani,” tha ai, duke falenderuar rivalen e tij për punën që ka bërë si zyrtare e shtetit amerikan.

Një ton krejt i ndryshëm nga ai i fushatës.

“Këto zgjedhje ishin një poshtërim për Hillary Clinton, për median, elitat e biznesit dhe shoubiznesin, që u rreshtuan në krah të demokrates”, shkruan Daily Mail.

Megjithatë frika ekziston dhe tregjet reaguan me nervozizëm.

BBC thotë se bota mund të ndryshojë në mënyrë të ndjeshme pas fitores së Trump.

Ja pesë mënyrat se si:

Tregtia e lirë: Nëse Donald Trump u përmbahet politikave të tij të tregtisë, ai do ndryshojë plotësisht mënyrën se si SHBA bën biznes me pjesën tjetër të botës. Ai ka kërcënuar se do të zhbëjë disa marrëveshje të tregtisë së lirë me vende të tjera të botës, pasi thotë se janë shkaktare të humbjes së vendeve të punës në SHBA. Ai madje ka sugjeruar se do e largojë SHBA-në nga Organizata Botërore e Tregtisë. Ai thotë se është në favor të taksimit të importeve, madje thotë se do vendosë tarifa prej 45 përqind për mallrat nga Kina dhe 35 përqind për mallrat që vijnë nga Meksika.

Ndryshimet klimaterike: Trump thotë se do të anulojë marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimaterike, e nënshkruar nga 195 vende në dhjetor të vitit 2015. Ai thotë se do të ndalojë çdo pagesë që bëhet nga SHBA për programin e ngrohjes globale në OKB. Trump ka bërë thirrje për më shumë gërmime për karburantin e fosileve dhe më pak rregulla në këtë drejtim.

Kufinjtë e mbyllur: Ai ka folur shumë për emigracionin, por edhe e ka ndryshuar shpesh pozicionin me kalimin e kohës, ndaj nuk dihet mirë se sa qëndrojnë deklaratat e tij. Ai e nisi fushatën duke premtuar ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën dhe deportimin e 11 milionë emigrantëve pa dokumente. Por ai e ka zbutur qëndrimin e tij, duke thënë se janë miliona kriminelë që jetojnë në SHBA, por do e trajtojë më vonë problemin e popullsisë pa dokumenta. Ai tha se Meksika do paguajë për ndërtimin e murit, por nuk e përmendi këtë gjë gjatë vizitës atje. Ai pati shpallur se nuk do lejojë asnjë mysliman që të hyjë në SHBA, por prej atëherë ka thënë se ishte thjesht një sugjerim dhe jo një politikë. Ai ka folur edhe për një veto ekstreme për njerëzit e disa vendeve, por nuk i ka specifikuar këto vende.

NATO- Trump e ka fshikulluar NATO-n, duke thënë se ajo po del jashtë loje. Sipas tij, aleatët e NATO-s janë mosmirënjohës, që përfitojnë nga bujaria e SHBA. Ai thotë se Amerika nuk mund ta përballojë më që të mbrojë vendet në Europë dhe në Azi, pa asnjë kompensim të përshtatshëm, duke sugjeruar se mund të tërheqë forcat amerikane nëse ata nuk paguajnë. Në një kuptim, ai thjesht po shpreh shqetësimin e zakonshëm amerikan ndaj shumicës së vendeve anëtare të NATO-s, që nuk paguajnë kuotën ushtarake prej 2 përqind të buxhetit për ambrojtjen, edhe pse disa kanë ngritur pikëpyetjen nëse ai do largohet nga aleanca ushtarake, që ka qenë gur themeli i politikës së jashtme të SHBA prej më shumë se 60 vitesh.

Rusia- Trump thotë se ai beson se mund të ulë tensionet me presidentin Vladimir Putin, të cilin e vlerëson si një lider të fuqishëm, me të cilin kërkon marrëdhënietë mira. Ai ka thënë pak për atë që mund të përfshijë përtej një dëshire për luftë të përbashkët ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...