Published On: 1 Gusht, 2017

Mirditorja që sfidoi diktatorin. E zhveshën dhe lanë ta masakronte në thes një mace e egër

Marie Tuçi ishte ndër vajzat e pakta shqiptare, e cila guxoi ti dilte kundër regjimit të Enver Hoxhës. Ajo ishte një vajzë e re nga Mirdita, e cila sfidoi diktaturën por ajo ç’ka i ndodhi është një tmerr i vërtetë.

Ajo lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë. Më pas u shkollua në shkollën e mesme të motrave Stigmatine në Shkodër.

Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Marie Tuçi u arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë.

Torturat që ajo kaloi u bënë të ditura vetëm pas përmbysjes së regjimit. E torturuan deri në deri në vdekje, xhelatët e zhveshën dhe e futën në një thes bashkë me një mace të egër. Ata e godisnin macen e egër me gjëra të forta duke e egërsuar më shumë.

Ajo vdiq e masakruar nga torturat në spitalin e Shkodrës më 20 shtator të vitit 1950.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...