Published On: 31 Maj, 2017

Ministria: Drejtorët e Arsimit të ndalojnë fushatën, do hiqen nga puna. Publikon disa emra

Disa drejtorë arsimi janë duke u verifikuar nga Ministria e Arsimit dhe pritet të largohen nga puna pasi janë përfshirë në fushatën elektorale të 25 qershorit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit thotë se është duke bërë verifikimet për të gjitha rastet e konstatuara ku drejtues të institucioneve arsimore janë raportuar të angazhuar në fushatë elektorale. Konkretisht, “Drejtoresha e Zyrës Arsimore Rajonale, Librazhd Bardha Qatja, punonjësi i Zyrës Arsimore Kolonjë Ermal Zylfo duke mbështetur fushatën elektorale të Kandidates për Zgjedhjet Parlamentare, e cila rezulton Drejtuese e Drejtorë Arsimore Rajonale, Erseke, drejtuesi i Zyrës Arsimore Tepelenë Shkëlqim Imera dhe drejtuese e Zyrës Arsimore, Kuçovë Eglantina Zeqo”.

Këta punonjës të tjerë dhe të tjerë janë objekt verifikimi dhe sipas rastit do të penalizohen duke u larguar nga puna.

Po kështu, MAS bën të ditur se do të intensifikohet monitorimi i të gjithë procesit mësimor, si dhe të gjithë informacionet dhe komunikimet e përcjella përmes medias se shkruar dhe asaj elektronike, për të mundësuar sipas Ministrisë së Arsimit, zbatimin e përpiktë të përcaktimeve ligjore.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...