Published On: 22 Gusht, 2017

Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi – nderohet me çmimin “Ora e Presidentit”

 

Çmimin tradicional “Ora e Presidentit”, të cilin e jep për çdo vit në Ditën e Presidentit, nëndega e LDK-së së NRË-së përmes aktivit të Ahenit, kësaj radhe ia ndau Ministrit të parë të Mbrojtjes  së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit. Kolonel Krasniqi përveç kontributit të tij të pashoq në fushën e sigurisë, në luftën e popullit të Kosovës për liri e pavërësi si dhe në themelimin e FARK-ut, është edhe autor i shumë punimeve studimore e publicistike, që janë botuar nëpër gazeta e revista profesionale.

Aktivistët e LDK-së në Gjermani ia kanë ndarë këtë Çmim Kolonelit Krasniqi duke u bazuar dhe duke e respektuar përkushtimin atdhetar dhe profesional  Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, I vrarë në Tiranë në Shtator të 98-ës.

Laureatë të :Ora e Presidentit” janë veprimtarët dhe atdhetarët e dëshmuar të çështjes shqiptare, Prof. Fehmi Agani,  Anton Kolaj – ish nënkryetar i LDK-së, ish Shefi I QIK-ut, Enver Maloku, Këshilltari për Informim I Presidentit Rugova, Xhemail Mustafa, Akademik Idriz Ajeti, Akademik Mark Krasniqi etj.

Në cermoninë  e ndarjes së këtij çmimi morën pjesë Nënkryetari I LDK-së, Agim Veliu, sekretari i përgjithëshem i LDK-së, z. Ismet Beqiri, kryertari I Ferizajt z. Muharrem Sfarqa, deputetja Doruntinë Maloku si dhe aktivistë e familjarë të të ndjerit Kolonel Ahmet Krasniqi.

“Ora e Presidentit” dhe një mirënjohje, vëllait të Ministrit Ahmet Krasniqi, Behgjetit, iu nda nga nënkryetari Veliu.

Zyra për Informim – LDK

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...