Published On: 23 Gusht, 2017

Ministri i Jashtëm austriak: Në Prishtinë e Sarajevë gratë po paguhen për t’u mbuluar

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo për shkak se ai e sheh në rritje ndikimin e Turqisë dhe Arabisë Saudite në këtë rajon. Ai ka thënë se në Prishtinë dhe Sarajevë, gratë paguhen për t’u mbuluar.

Ministri i Jashtëm austriak ka thënë se në Sarajevë dhe në Prishtinë “gratë paguhen për t’u mbuluar, për të marrë rrugë të ndryshimit, por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq”, ka thënë ministri për “Hendelsblatt”.

Derisa Bashkimi Europian është duke u përballur me sfida të tilla si referendumi i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Bashkimi Europian, kriza e refugjatëve apo terrorizmi islamik, ministri ka thënë se nuk duhet harruar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gazeta shkruan se ky rajon, me shtete të reja, ku tensionet janë në rritje kohëve të fundit në mes grupeve të ndryshme etnike, citon ministrin i cili thotë se duhet të luajnë një rrol aktiv në këtë rajon dhe të mbështesin reformat dhe luftën kundër radikalizmit.

“Ne duhet pra të vazhdojmë të luajmë një rrol aktiv në këtë rajon të rëndësishëm për BE-në për të mbështetur reformat dhe luftën kundër radikalizmit dhe një perspektivë të besueshme që Bashkimi Europian e ofron”, ka thënë shkurt ministri i jashtëm austriak.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...