Published On: 24 Tetor, 2016

Ministri Hyseni, Kosova shtet sekular, por në katër komuna në veri nuk kemi shkelur dot

 

Skender Hyseni

Me jep kënaqësi tëveçantë mundësia që t’i drejtohem juve sot, një auditoriumi kaq impresiv, rreth njëçështje që e preokupon Republikën e Kosovës, po aq sa pjesën dërmuese tëvendeve të globit. Me këtë dua të nënvizoj se ekstremizmi i dhunshëm, i cili shpeshtë herëpërfundon në akte terroriste,radikalizmi i shoqërive të ndryshme tashmë janë probleme komplekse transnacionale, nuk janë probleme ekskluzivisht të një vendi, dhe rrjedhimisht kërkojnë një koordinim transnacional dhe bashkëpunim të ngushtëndërkombëtarë, nëse duam të jemi të suksesshëm në adresimin dhe luftimin e këtij fenomeni.

Me 11 shtator me rastin e sulmeve të kullave binjake nëNewYork, janë krijuar percepcionet se kjo ka të bëj me Amerikën dhe jo me pjesën tjetër të botës. Percepcionskajshmërisht i gabuar dhe historia e më vonshme e ekstremizmit tëdhunshëm dhe akteve terroriste në botë, ishte një dëshmie  dhimbshme se ishte percepcion i gabueshëm, sepse ekstremizmi, qasjet radikaliste, manipulimi i doktrinave mbi çfarëdo bazeideologjike për qëllime politike, apo  përfitimi materiale, janë më shumë se transnacionale. Prandaj edhe bota e ka pasur tëvështirë që të përcaktoj një sfond specifik të shkaqeve rrënjësore. Cilat janë ato shkaqe rrënjësore që e bëjnë  një grup tëradikalizuar të angazhohet në akte makabre terroriste, që për përfundimin kanë humbjen e jetës së njerëzve të pafajshëm.

Në Republikën e Kosovës kemi një vit që e kemi aprovuar StrategjinëKombëtare për Parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit tëDhunshëm, përpos që kemi aprovuar edhe një ligj shumë të mirë për parandalim, i cili ndalon bashkimin e qytetarëve të Kosovës në konflikte të jashtme, ligji mbështet kryesisht në dispozitat e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, 21/78 eshtatorit të vitit 2014. Kjo rezolutë përfundimisht e sanksionon edhe në rrafshin politik nevojën e bashkimit politik të botës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Askush vetmas nuk mund ta luftoj këtë të keqe, kjo e keqe  mund të luftohet vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtarë, koordinimit të veprimeve, këmbimit në kohë të informacionit, sepse këmbimi i vonuar nuk ndihmon. Në këtë rrafsh Republika e Kosovës, ka dëshmuar si pothuaj askush nëBallkan për të bashkëpunuar dhe rezultatet janë evidente. Kemi pasur pothuaj një vit që nuk kemi regjistruar asnjë rast të shkuarjes së qytetarëve tonë në Siri dhe Irak. Ndërkohë që më fund të muajit shtator kemi gjashtë raste, dy prej të cilave i kemi konfirmuar që kanë arritur në vatra tëkrizes përmes rrugëve të ndryshme.

Sidoqoftë rezultatet në Kosovë janë të prekshme, janë të dukshme dhe këto vijnë  si rezultat i zbatimit konsekuent të strategjisë nacionale për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, përkatësisht planit të veprimit të kësaj strategjie, sepse mbi  bazën e kësaj strategjie, Ministria e Punëve të Brendshme, ka hartuar një plan shumë të përpiktë të veprimit.

Republika e Kosovës është anëtare e koalicionit global anti-terrorist që nga samiti i Shtëpisë së Bardhë, i shkurtit të viti të kaluar. Kosova ka anëtarësuar pesë qytete të saja në atë që quhet rrjeti i qyteteve të forta. Një projekt ambicioz qëështëlansuarnë samitin e liderëve kundër terrorizmit nëAsamblenë e Përgjithshme të OKB-së, vitin e kaluar. Natyrisht në pajtim me ligjin, policia, prokuroria dhe gjyqësia e Kosovës kanë vepruar dhe tashmë kemi një numër të madh për rrethanat e Kosovës, të arrestuarve, ose të dënuar ose në proces të gjykimit.

Në MPB theks tëveçantëi kemi vënë tek parandalimi dhe këtu jemi duke bërë punë të madhe me gjithë spektrin social dhe politik të Kosovës, duke përfshirë edhe bashkësitë fetare, shoqërinë civile, shkollat, kryesisht përmes forumeve komunale të sigurisë, sepse ne mendojmë se zgjidha është te parandalimi, tek kundër mesazhi, tek kundër narracioni, e jo tek përballja me pasojat. Gjithsesi përballja efikase dhe e vendosur  me pasojat ka edhe ndikim parandalues, por synim i shoqërisë sonëështë tëparandalojmë pasojat dhe tëintervenojmë sa më herët qëështë e mundshme, përmes fushatave të ndryshme në shkolla, në xhami, kisha, komunitet dhe këtëpo e bëjmë për çdo ditë.

Në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme, njërit nga njerëzit e zbatimit të planit të veprimit, vitin e kaluar dhe këtë vit, kam vizituar të gjitha komunat e Kosovës, me përjashtim të katër komunave në veri dhe kemi debatuar hapur me spektrin e gjerë social dhe politik rreth nevojës të angazhimit  në një fushatë të fuqishme kundër radikalizmit dhe ekstremizmit. Kosova është shtet sekular i definuar me kushtetutë, ndonëse 90 përqind popullsi  myslimane, kryesisht jo praktikuese  dhe Kosova dhe shqiptarët në tërësi  i shquan sensi për harmoni ndër fetare dhe ndër kulturore dhe bashkëjetesë ndër fetare dhe ndër kulturore dhe ne jemi të vendosur që këtë sekularizëm, këtë kulturë të fuqishme harmonie nderfetare ta ruajmë me çdo kusht.

Ps. Fjalimi i ministrit të Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, në samitin e Asamblesë parlamentare të NATO-s, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës -vlerësimi dhe konfirmimi i perspektives euro atlantike të Kosovës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...