Published On: 2 Gusht, 2017

Ministri Demiraj dhe Lulzim Basha darkë pune me kongresmenët amerikan

  • Dritan Demiraj është ministri teknik i vendosur nga Lulzim Basha, lideri i opozitës, dhe i dakordësuar nga kryeministri Edi Rama, për të drejtuar Ministrinë e Brendshme para zgjedhjeve, e për ta përmbyllur këtë mision me raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR për ecurinë e këtij procesi në Shqipëri.

Por në këto muaj të ushtrimit të detyrës, Demiraj është shprehur në media, se nuk e ka takuar kreun demokrat Basha dhe nuk ka marrë asnjë udhëzim prej tij për të drejtuar nën ndikim politik ministrinë. Demiraj, i cili në dallim nga ministrat e tjerë teknik, ka pasur më tepër dalje publike dhe situata ku i është dashur të jetë në terren për të monitoruar, situatën e kanabisit apo zjarreve, këtë të martë ka qenë pjesë e një darke pune me kryetarin e Partisë Demokratike.

Basha mlodhi në një restorant, kongresmenët Devin Nunes, Kryetar i Komisionit për Inteligjencën në Kongresin amerikan, dhe Rick Craëford, anëtar i këtij komisioni, ku i prnaishëm ishte edhe Demiraj.

Në fokus të bisedës ishte situata në Shqipëri dhe rajon dhe bashkëpunimi strategjik me SHBA për t’u përballur me kërcënimet e krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit.

Nga zyra e shtypit të PD-së, thuhet se kreu i opozitës i njohu kongresmenët amerikanë me fakte dhe të dhëna për rolin e organizatave kriminale në bashkëpunim me qeverinë për blerjen dhe manipulimin e votës së 25 Qershorit.

“Bashkëbiseduesit ndanë shqetësimin për shumë prej problemeve të evidentuara në zgjedhje dhe u shprehen në mbështetje të një reforme të thellë zgjedhore dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Po ashtu, bëhet e ditur se ata shprehën shqetësimin për rritjen galopante të kultivimit e trafikimit të drogës në Shqipëri. Siç mësohet, Basha i siguroi kongresmenët për qëndrimin e palëkundur të PD, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës, në shërbim  të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe mbarë rajonit”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga zyra për marrëdhëniet me mediat në partinë Demokratike.

Ndërkohë, vlen të theksohet se gjatë procesit zgjedhor Dritan Demiraj ka vlerësuar punën e bërë nga policia e Shtetit për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë në zgjedhjet e 25 qershorit.

/Gazeta Express/ 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...