Published On: 3 Gusht, 2017

Miliona vezë tërhiqen nga dyqanet në Evropë, ja nga çka mund të jenë prekur!

Sipas gazetës britanike The Guardian, miliona vezë janë zbuluar se përmbajnë nivele të larta të një insekticidi toksik, përdorimi i të cilit është i ndaluar në prodhimet ushqimore për konsum njerëzor.Për pasojë një numër mjaft i konsiderueshëm vezësh janë tërhequr nga dyqanet dhe magazinat në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani, madje rreth 180 ferma që rritnin pula u mbyllën në Holandë me urdhër të autoriteteve.Autoritetet kanë filluar një hetim penal për të zbuluar sa më shumë në lidhje me këtë problem. Vetëm këtë javë rreth një milion vezë të destinuara për tregun gjerman u kthyen mbrapsht në Holandë.

Sipas analizave të kryera rezultoi se vezët përmbanin nivele të larta të insekticidit fipronil, një përbërës i zakonshëm në produktet veterinare për eliminimin e pleshtave dhe morrave, por që është i ndaluar të përdoret tek shpendët apo kafshët të cilat më pas janë të destinuara për ushqimin e njerëzve. Ky insekticid mund të dëmtojë mëlçinë, gjëndrat tiroide dhe veshkat, nëse përthithet nga trupi i njeriut në sasi të mëdha me kalimin e kohës.Por ende nuk ka asnjë siguri nëse këto vezë janë shpërndarë në vendet e tjera të Evropës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...