Published On: 3 Gusht, 2017

Milaim Zeka: PAN-i nuk duhet të luajë, ta propozojë Kadri Veselin, nëse dështon jamë unë kandidat

Deputeti Milaim Zeka ka njoftuar se PAN-i ka vendosur që të mos marrë pjesë në seancë edhe pse për më shumë se dy orë edhe trupa diplomatike është duke pritur në seancë. Ai po ashtu ka paralajmëruar se ai nuk do të pajtohet me këtë sjellje dhe do të votojë në të ardhmen sipas mendimit të tij.

Deputeti nga radhët e koalicionit PAN Milaim Zeka në një prononcim për media ka thënë që nuk do të marr pjesë në seancën e radhës dhe se nuk është dakord me atë se çfarë po bëjnë deputetët e koalicionit të tij. Ai ndër të tjera ai tha se nëse kandidati nga radhët e PDK-së Kadri Veseli nuk i merr votat e nevojshme për t’u zgjidhur kryetar i Kuvendit atëherë dal unë si kandidati tjetër dhe le të shohim se a do të zgjidhem.

“Milaim Zeka tha se është turp i madh që PAN-i po e vonon seancën, dhe është turp para trupit diplomatik”, tha Zeka.

Ai tha se nuk e meriton ta presë askë për një seancë. “Nuk ka asnjë arsyetim për shtyrjen e seancave nga PAN-i”. Si ka votat Kadri Veseli, dal kandidat unë, dhe nëse zgjidhem, atëherë vazhdohet me formimin e Qeverisë”, tha Zekaj! Ai tha se personalisht nuk merrë pjesë pasi Teuta Rugova është shantazhuar nga një deputet i LDK-së, publikisht madje, sipas tij. SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...