Debate Lajmi Levizes

Milaim Zeka: Kadri Veseli duhet të ma lirojë mua postin e kryetarit të Kuvendit

  • Deputeti i zgjedhur i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Milaim Zeka, ka folur për konsituimin e Kuvendit, duke thënë se seanca e parë parlamentare do të mbahet më 27 korrik. Ai ka treguar se pret nga Vetëvendosje dhe LDK që ta votojnë kreun e kuvendit nga radhët e PAN’it.

Lidhja Demokratike kishte deklaruar se nuk voton asgjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike e as me kreun e saj, rrjedhimisht, sipas këtij qëndrimi, Kadri Veseli nuk do ta ketë përkrahjen e LDK’së për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit.

E Milaim Zeka ka thënë se nëse nuk votohet Veseli nga LDK ose Vetëvendosje atëherë kjo do të krijonte situatën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ndërsa, deputeti i zgjedhur ka shtuar se do të dëshironte shumë që të bartte pozitën e të parit të Kuvendit.

“Kadri Veseli do të bënte veprimin më të mirë të jetës së tij, duke më liruar vendin e kreut të Kuvdenit”, ka thënë Zeka në InfoMagazine. /Express/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *