Published On: 24 Gusht, 2017

Mikullovci PAN’it: Kush jeni ju që po e bllokoni Kuvendin

  • Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci ka kërkuar nga Enver Hoxhaj i PAN’it që të tregojë se sa kohë i duhet koalicionit për të vazhduar seancën konstituive, pas kërkesës për shtyrje të serishme të seancës.

“Na duhet një afat kohor, më pak sesa dy javë, dhe më shumë sesa 10 ditë”, i është përgjigjur Hoxhaj Mikullovcit.

Pas kësaj, Adem Mikullovci ka kërkuar që te gjitha partitë të deklarohen për kërkesën e PAN’it.

Mikullovci ka kritikuar PAN’in për bllokim të institucioneve.

“Na jemi ata që po dojmë ta bëjmë konstituimin e kuvendit dhe qeverinë, dhe ju jeni ata që po e bllokoni. Dhe unë po ju pyes juve kush jeni ju?”, tha Mikullovci. /GazetaExpress/.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...