Published On: 16 Gusht, 2017

Mikullovci i bindet PAN-it, cakton seancën më 24 gusht

Kryesuesi i takimit konsultativ mes partive politike, ka thënë se e caktojnë seancën konsultative javën e ardhshme, më 24 gusht nga ora 10:00.

Sipas Mikullovcit ky vendim nuk erdhi vetëm si kërkesë e koalicionit PAN, por pas konsultimeve dhe pajtimit edhe me përfaqësuesit e tjetër të partive politike.

“Sekretari i kuvendit t`i ftoj deputetët për vazhdimin e seancës me 24 gusht”, tha Mikullovci, në përfundim të takimit.

Ndryshe, Koalicioni PAN përmes Enver Hoxhajt, në mbledhjen konsultative të së mërkurës, ka kërkuar që seanca e radhës kur ky koalicion do të marrë pjesë do të duhej të mbahej më 24 gusht, të enjten e ardhshme.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...