Published On: 3 Gusht, 2017

Mikullovci do të kryesojë vazhdimin e seancës

Adem Mikullovci, deputeti më i moshuar i legjislaturës së gjashtë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se është më mirë dhe se do të kryesojë seancën konstituive.

Në një deklarim për KTV-në ai ka thënë se “ka pasur probleme shëndetësore qe dy muaj”.

Adem Mikullovci do të kryesojë vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Edhe pse pas mbylljes së mëhershme të kësaj seance Mikullovci mori ndihmë nga mjekët, Vetëvendosje thotë se deputeti më i moshuar është mirë dhe është në gjendje që të kryesojë vazhdimin e seancës me fillim prej orës 15:00.

Edhe Urgjenca ka konfirmuar se Mikullovci është lënë në Kuvend në gjendje më të mirë dhe, sipas tyre, ai është ankuar në lodhje dhe plogështi.

Mikullovci ka ftuar deputetët për vazhdimin e seancës për pikën e mbetur të rendit të ditës për zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...