Published On: 23 Gusht, 2017

Miku i Shpend Ahmetit parashikon fitoren e Arban Abrashit në Prishtinë

  • Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, gjithashtu mik i Shpend Ahmetit, në një prononcim ka analizuar garën në Prishtinë dhe gjasat e kandidatëve se cili mund të dalë i pari në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetorit.

Shanset më të mëdha për të bërë një koalicion të gjerë në Prishtinë i ka kandidati i LDK-së, Arban Abrashi, sipas Abazit.

“Nëse PDK është predispozuar së bashku me AAK të mos përkrah kandidatin e VV atëherë mendoj që shanset më të mëdha i ka kandidati i LDK që të bëj një koalicion të gjerë për Prishtinën në balotazh. Kjo mbetët të shihet sidomos pas konstituimit të parlamentit dhe qeverisë nesër apo nëse i gjithë vendi do të shkojë në zgjedhje lokale dhe nacionale përsëri”, ka thënë ai për gazetën Blic.

Abazi tha se formula të cilën Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes e ka zgjedhur për qeverisjen në Prishtinë ka shumë gjasë që ta largojë atë nga posti i të parit.

Sipas tij, Vetëvendosje në Prishtinë kishte dalë e para falë votës së partive të tjera e sidomos të PDK-së, dhe jo vetëm nga votuesi i saj.

“Mendoj që ajo formulë që e ka zgjedhur Shpend Ahmeti, kryetar tani ka mundësi që ta largojë nga i pari i Prishtinës. Diferencën e votave në balotazh me Isa Mustafën, VV kishte arritur ta përmbysë duke ju falënderuar votës së partive tjera sidomos të PDK”, është shprehur Abazi.

Abazi e ka cilësuar garën në Prishtinë si shumë interesante dhe kandidatet po i sheh si kandidatët të cilën kanë zëvendësuar gjeneratën e vjetër.

“Në zgjedhjet lokale të këtij viti gara për Prishtinën do të jetë shumë interesante. E para se të gjithë kandidatet janë të rinj dhe të gjeneratës që po e zëvendëson gjeneratën e vjetër. Kjo është gjenerata e laptopit dhe të gjithë kanë çka të ofrojnë. Shpresoj që kandidimi tyre do ta relaksoj periudhën paszgjedhore kur është domosdoshme që të bashkëpunohet për të arritur ekfektshmërinë qeverisjes dhe kontrollit e llogaridhënies por edhe kalimin e ligjit për Prishtinën që është i domosdoshme për të liruar kapacitetet e zhvillimit të kryeqendrës ashtu si i ka hije një kryeqyteti”, ka përfunduar ai.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...