Published On: 20 Janar, 2016
Bota |

Migrantët e mundin BE’në, Schengeni mund të dështojë pas dy muajsh

  • Një zyrtar i BE ka paralajmëruar se kriza e migrimit mund ta bëjë BE të dështojë “si projekt politik”. Kurse ministri i Jashtëm gjerman thotë se mbyllja e kufijve të Gjermanisë nuk sjell zgjidhje.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i tha të martën Parlamentit Evropian se shtetet anëtare kanë më në dispozicion “jo më shumë se muaj” për të menaxhuar krizën e refugjatëve. Dështimi në këtë menaxhim mund të rezultojë në kolapsin e zonës së udhëtimit pa pasaporta të Shengenit, tha ai. “Ne nuk kemi më tepër se dy muaj t’i vendosim gjërat nën kontroll”, thotë Tusk, duke shtuar se marrëveshja e Shengenit përndryshe do të dështojë.

Tusk, që shërben si kryetar i liderëve evropianë, gjithashtu tërhoqi vëmendjen se BE mund të “dështojë si projekt politik”, nëse blloku me 28 anëtarë nuk do të kontrollojë si duhet kufijtë e tij të jashtëm.

BE po lufton për të menaxhuar krizën e më shumë se një milion refugjatëve, shumica e të cilëve kërkuan azil në Gjermani- të cilët kanë hyrë në kufijtë e BE duke ikur kryesisht nga shtetet e përfshira në luftë në Lindjen e Mesme, në Azi dhe në Afrikë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u tha gazetarëve të huaj të martën, se mbyllja e kufijve të vendit me popullatën më të madhe të BE nuk do ta zgjidhë krizën e refugjatëve. Me këtë Steinmeieri reagoi ndaj një letre të disa zyrtarëve gjermanë që kërkojnë marrjen e masave të tilla. “Unë ju garantoj që një zgjidhje e krizës nuk do të arrihet duke mbyllur kufijtë”, tha Steinmeieri.

Steinmeier kërkon rishpërndarjen e refugjatëve

Ministri i Jashtëm gjerman shtoi se rruga e vetme për të trajtuar valën e migrimit është zbatimi si duhet i programit të rishpërndarjes së refugjatëve në kuadër të BE, duke siguruar njëkohësisht edhe kufijtë e jashtëm.

Ai iu referua edhe një pakete ndihme prej 3 miliardë eurosh, që i është premtuar Turqisë, po miratimi i së cilës po zvarritet nga Italia. Të martën (19.01.2016), 44 ligjvënës të partisë së kancelares Angela Merkel, CDU dhe të partisë simotër bavareze CSU- duke përfshirë edhe anëtarin e qeverisë, ministrin e Transportit Alexander Dobrindt – i dërguan një letër Merkelit, në të cilën i bëjnë thirrje asaj që të kthehet në “zbatimin strikt të ligjeve ekzistuese”.

Megjithatë, Steinmeieri – duke iu referuar letrës- tha se masa të tilla nuk mund të merren në konsideratë, përpara se Berlini të mësojë përfundimin e konsultimeve me Austrinë, e cila po zbaton masa për të forcuar kufirin e saj.

Politikanët gjermanë po përballen me presion më të madh për ta menaxhuar krizën pas ngjarjeve të Vitit të Ri në Këln, të cilat u karakterizuan nga sulme seksuale ndaj femrave, të kryera sipas njoftimeve prej refugjatëve afrikanoveriorë. Sulmet e nëntorit në Paris, të cilat u morën jetën 130 vetëve kanë krijuar gjithashtu frikëra se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe brenda në Gjermani. Kjo pas vërshimit të refugjatëve nga vende ku vepron “Shteti Islamik”./DW/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...