Published On: 12 Tetor, 2017

Michalczuk: Gjykatën Speciale e Formoi Kosova, BE i Ndihmoi

Politikanët kanë keqkuptime kur kemi të bëjmë me formatin dhe juridiksionin e Gjykatës Speciale, tha Cezary Michalczuk, shefi i sektorit ligjor në BE/PSBE, në një takim me shefin e grupit parlamentar të PDK-së dhe anëtarët e komisioneve të Kuvendit nga kjo parti.
“Raporti i Dick Martit ka nxjerrë akuza që të gjitha kanë ngritë perceptimin dhe si rezultat ka qenë thirrje e vazhdueshme që të bëhet gjykatë që do të hetojë këto akuza dhe për të ju përgjigjur kësaj, BE i ka ndihmuar Kosovës dhe kemi punuar bashkë për këtë gjykatë në 2015”, tha ai.

Rreth kritikave se Gjykata Speciale po merret vetëm me UÇK-në, Michalczuk kujtoi edhe Gjykatën e Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, e cila sipas tij ka dënuar edhe zyrtarë të lartë të Serbisë.

Sa për Specialen ai tha se është një pjesë e përgjigjes ndërkombëtarë ndaj krimeve që supozohet se janë kryer në Kosovë dhe se ajo do të punojë pa prejudikime për nacionalitetin.

Duke folur të hënën në një panel në Prishtinë në prezantimin e raportit për perceptimin publik të Gjykatës Speciale, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se lufta e UÇK-së ka qenë “e drejtë dhe legjitime”.

Ai tha se se nuk pret që Gjykata Speciale të sjellë drejtësi.

“Gjykata Speciale do të jetë vetëm një pikë drejtësi në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë… Shqiptarëve po u rritet pakënaqësia ndërsa serbëve dhe Serbisë po u rritet entuziazmi”, tha ai.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...