Published On: 2 Gusht, 2017

Meta takon kryetaren e Preshevës

  • Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka takuar këtë të mërkurë Kryetaren e Komunës së Preshevës Ardita Sinani, me të cilën ka shkëmbyer një sërë diskutimesh në lidhje me të drejtat dhe liritë e shqiptarëve atje.

Ky është takimi i dytë që Meta kryen me përfaqësues të Luginës së Preshevës, pasi ditën e djeshme Presidenti priti Kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar të Luginës së Preshevës, njëkohësisht dhe Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanovcit, Jonuz Musliun.

Edhe këtë të mërkurë, Meta përcolli sërish mesazhin se zgjidhja e problemeve të shqiptarëve të Luginës mund të vijë përmes integrimit të tyre në administratën vendore e qendrore në Serbi.

NJOFTIMI:

Presidenti Meta priti në një takim Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

 Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim kortezie Kryetaren e Komunës së Preshevës, zonjën Ardita Sinani.

 Presidenti shprehu kënaqësinë për këtë takim me Kryetaren e Komunës së Preshevës, si dhe vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.

 Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me jetën kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.

 Ndër të tjera Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore në interes të garantimit të së drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 Zonja Ardita Sinani, në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës i uroi Zotit Meta suksese në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë./Gazeta Express

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...