Published On: 14 Qershor, 2017

Meta Ramës: Fati i Markosit dhe Janukoviçit të Ukrainës do tu duket lule! Ramës nuk i ka dalë ende dopingu

  • “T’i thërrasë mendjes para se të jetë shumë vonë; nuk vë dot dorë ai mbi votën e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. As ai dhe as ai tjetri që në ‘96 u largua për Greqi me fustan grashë. Në këtë vend, edhe nëse bie kryetari i opozitës, edhe nëse bie policia dhe prokuroria, nuk bie rinia e Shqipërisë”, vijoi ai.

Ilir Meta ka shpërthyer ndaj kryeministrit Rama dhe Gramoz Ruçit gjatë një mitingu në Fushë-Krujë.

Ai foli për rastin e rrahjes së një maturanti që voton për LSI-në në Zharrës dhe sipas tij, pas këtij akti fshihet Rama.

Meta tha se Rama pasi dështoi me puçin për reformën në drejtësi dhe tani po nxit dhunë dhe përplasje me simpatizantët.

Meta paralajmëroi se vetingu do të nisë me Ramën dhe dha një mesazh ndaj Gramoz Ruçit, duke thënë se ai që bën si i fortë, dikur arratisej me fustan grash.

Ai kërcënoi Ramën, duke thënë se s’do ketë vrimë ku të futet, po u prekën votat.

“Ju jap fjalën e malësorit, edhe një votë po u prek, nuk do të ketë vrimë për Ramën ku të fshihet.

Nuk do të ketë vrimë për ata që do të tentojnë të vënë dorë mbi zgjedhjet.

Nëse bie policia dhe prokuroria, nuk ka rënë rinia.

Nuk do të lejojmë bandat të dhunojnë 18-vjeçarët me lopata, dru, në mënyrë barbare. Dhe pse? Sepse votonte LSI”, tha Ilir Meta.

Ai shtoi se “Edi Rama do të mbaj përgjegjësi personale për dhunimin e anëtarëve të LSI-së.

Ai është përgjegjës për frymëzimin e dhunës. Falangat e Ramës janë ato që po ushtrojnë presion.

Fati i Markosit dhe Janukoviçit të Ukrainës do tu duket lule.

Dua t’i them (Ramës) meqë nuk i ka dalë dopingu ende, që ti thërrasë mendjes.

Nuk vë dot dorë Edi Rama mbi të rinjtë e Shqipërisë. As ai, as ai që u arratis me fustan grash (Gramoz Ruçi)”.

“Dua të jap edhe një përgjigje për ata që thanë se Meta kërcënon si Ivanovi. Nuk jam Ivanovi, as Edi Rama, as Lulushi, as Sali Berisha.

Për mua nuk ka asnjë gjë më të rëndësishme se Shqipëria dhe fëmijët e të gjithë shqiptarëve”, tha më tej Meta.

“Kjo është pjesë e një skenari ogurzi të kryetarit të Rilindjes, që pasi mori peng partinë historike, atë Socialiste dhe e bëri më keq seç bëri policinë e drogës, pasi dështoi të bënte zgjedhje pa opozitën, duke u përpjekur të bënte një puç”, tha Meta.

Meta tha se menjëherë do të nisej në drejtim të Zharrëzës për t’u takuar personalisht me 18-vjeçarin e dhunuar dhe lëshoi një apel për Kryeministrin.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...