Published On: 16 Korrik, 2017

Meta flet për herë të parë pas zgjedhjeve: Jeta ime politike…

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta foli sot në Jalë në kongresin e të rinjve socialistë “IUSY World Festival 2017”. Ai u prit me ovacione nga të rinjtë e LRI-së.

“Të rinjtë sot kanë dy rrugë. Ose do të jenë protagonistë të ndryshimeve ose do të jenë viktima nëse nuk marrin pjesë në këto ndryshime.

Dua t’ju them se jeta ime politike lidhet me rininë. Kështu që unë ju kërkoj të forconi lidhjet mes të rinjve eurosocialistë sepse vetëm në këtë mënyrë edhe bota, edhe Europa, edhe Shqipëria do të kenë ndryshime pozitive. Kërcënimet globale kërkojnë ndërgjegjësim më të madh të të rinjve për t’i fituar këto sfida që rrezikojnë të ardhmen e njerëzit”, – tha Meta.

Kampi i “IUSY World Festival 2017”, do të mbahet për 4 ditë rresht në Jalë, ku të rinjtë e LRI kanë mirëpritur 400 të huaj. Mbrëmjen e sotme në Jalë ishte edhe kryetarja e re e LSI, Monika Kryemadhi.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...