Published On: 14 Qershor, 2017

Meta: Edi Rama s’do gjejë vrimë ku të futet po preku qoftë edhe një votë

Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ishte ditën e sotme në Fush-Krujë, ku ka mbajtur një miting me mbështetësit e kësaj force politike në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj një 18-vjeçari në Fier ditën e sotme, mbështetës i LSI-së, si dhe ka paralajmëruar se për këtë ngjarje përgjegjësi do të mbajë kryeministri Edi Rama.

“LSI forcë e parë do të shpëtojë rininë e Shqipërisë nga karteli i drogës, krimit dhe konçensioneve. Më vjen keq që jam vetëm fizikisht në Fush-Krujë në këto momente sepse zemër e kam tek një 18 vjeçar në Zharrëz të Fierit të cilin një bandit që punon me Albetrolin sëbashku me dy rilindas të pabesë e kanë goditur me levë se pse voton për LSI-në dhe kjo nuk është rastësi, kjo është pjesë e një skenari ogurzi, të kryetarit të rilindjes, i cili pasi mori peng partinë historike, pasi dështoi me pucin për të bërë një reformë në drejtësi, për ta kapur atë për ta bërë më keq se policinë e drogës, pasi dështoi të bënte zgjedhje pa opozitën duke u përpjekur të bëjë një puç tjetër, na mori na korruptoi Lulushin për ta përdoru atë kundër zgjedhjeve. Unë do ju kërkoj falje sepse pas këtij mitingu do të nisem për në Zharrës për të takuar 18 vjeçarin e plagosur. Përgjegjësinë e ka ai dhe e ka personale, sepse është ai dhe vetëm ai përgjegjës për frymëzimin e dhunës.”, -tha Meta.

Ndërsa, më tej Meta ka paralajmëruar se nëse preket qoftë edhe një votë, atëherë Edi Rama nuk do të gjejë vrimë ku të futet.

“Si ka dalë vettingu. Nuk vë dot dorë ai mbi të drejtat e të rejave dhe rinjve të Shqipërisë. As ai dhe as ai tjetri që u arratis në 96 në Greqi, me fustan grash. E di mirë forcën e tyre unë, trimërinë e tyre. Fundi i Jakunoviccit të Ukrainës do ju duket lule. Jo një mandat të preket, jo një votë të preket, por një votë, do ju jap fjalën e shqiptarit, fjalën e malësorit, fjalën e skraparlliut, s’do ketë më vrimë për Edi Ramën. S’do ketë vrimë për shefat e policisë së antidrogës. Askush nuk do vërë dorë mbi shqiptaret. Ka ardhur ora që ta fillojmë vettingun në 25 qershor me kreun e Rilindjes.”, tha Meta.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...