Published On: 1 Nëntor, 2016

Meta: Demokracisë shqiptare i duhen institucione të forta, kontrolli dhe balanca çelësi kryesor i suksesit

“Shqipërisë i duhen institucione të forta dhe individë të fortë”. Kështu deklaroi kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në tryezën e organizuar me institucionet e pavaruara.

Meta tha se kontrolli dhe balanca janë çelësi kryesor i suksesit të pritshëm.

Meta: E shkuara sjell shembuj të mirë dhe të kundërtën e tyre. Kjo e fundit për shkak të mungesës së bashkëpunimit.E kam për problemet sa i takon praktikës së kontrolleve. Më shumë se individë të fortë, demokracia jonë ka nevojë për institucione të forta dhe të qëndrueshme, dhe kulturë të bashkëpunimit institucional. Kontrolli dhe balanca janë çelësi kryesor i suksesit të pritshëm. Reforma në drejtësi ishte shembull i përfshirjes së shumë institucioneve kushtetuese dhe të pavaruara.Për suksesin e pritshëm të kësaj reforme është i nevojshëm dhe bashkëpunimi i shumë prej institucioneve tuaja.

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, tha se besimi i publikut në qeverisje është në rënie pothuajse kudo në botë.

Ai tha se Prezenca e OSBE në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me të gjitha institucionet përkatëse për të rritur kapacitetet e tyre në mënyrë që ato të arrijnë të kryejnë këtë detyrë sfiduese në përmirësimin e qeverisjes.

 Borchardt: Besimi i publikut në qeverisje është në rënie pothuajse kudo në botë. Shohim rritje të ideve populiste. Një parlament i fortë është sinonim i një demokracie të fortë.Organet e pavarura siç janë Agjencia e Pavarur Antikorrupsion, organet e auditimit apo kontrollit, institucioni i Avokatit të Popullit luajnë rol thelbësor në mbikqyrje mbi mënyrën sesi përputhet puna e qeverisë me parimet e qeverisjes së mire, duke mbrojtur të drejtat e njeriut dhe përmirësuar cilësinë e qeverisjes. Mbikqyrja parlamentare rritet ndjeshëm kur ajo kombinohet edhe me mbikqyrjen e organeve të pavarura.

Reformat dhe tranzicioni drejt një modeli të një qeverisje të mirë demokratike janë një proçes që nuk mbaron kurrë, ka gjithmonë hapësirë për përmirësime, është e rëndësishme që veprimet dhe vendimet të jenë transparente, duke siguruar që qytetarët të ngrenë haptazi pikëpyetje për proçesin politik. Prezenca e OSBE në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me të gjitha institucionet përkatëse për të rritur kapacitetet e tyre në mënyrë që ato të arrijnë të kryejnë këtë detyrë sfiduese, por shumë të rëndësishme. Mbështetja dhe zhvillimi parlamentar ka qenë pjesë  përbërëse e punës së OSBE në fushën e demoKratizimit, në veprimtari që synojnë rritjen e kapacitetit përfaqësues, legjislativ dhe mbikqyrës të institucioneve parlamentare në procesin qeverisës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...