Published On: 28 Maj, 2017

Messi i rekordeve të reja, golashënuesi më i mirë në tri gara këtë sezon 2016/17

  • Sezoni 2016/17 mund të konsiderohet i suksesshëm për Leo Messin.

Ai e mbylli sezonin 2016/17 me Barcelonën duke fituar titullin e Copa del Rey, i 29’të në histori të klubi, titulli i 30’të për të me fanellën e katalonasve, transmeton Gazeta Express.

Ashtu si në shumë finale, Leo gjeti rrugën drejt golit edhe ndaj Alavesit në finalen që u zhvillua në “Vicente Calderon”.

Ai shënoi golin e parë në fitoren prej 3:1 ndaj Alavesit, derisa Neymar e Alcacer shënuan dy golat tjerë.

Kjo ishte finalja e 25 për Leo Messin me Barcelonën dhe goli i 26’të, statistikë që nuk ka nevojë për shumë fjalë për pesë herë më të mirin e botës.

Messi e përfundoi sezonin 2016/17 si golashënuesi më i mirë në Champions (11) një më shumë se Ronaldo, por portugezi mund ta barazojë apo edhe kalojë, pasi luan në finale të Championsit. E mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në La Liga (37) si dhe golashënuesi më i mirë në Copa del Rey.

Argjentinasi është fitues i Këpucës së Artë për sezonin 2016/17, pasi askush nuk ka shënuar sa ai.

Messi përfundoi sezonin në përgjithësi me 54 gola në 52 paraqitje në të gjitha garat.

Edin Dzeko ishte lojtari i fundit që mund t’ia merrte këtë çmim, por boshnjaku i duheshin 10 gola ndaj Genoas gjë që ishte e pamundur.

Dzeko shënoi, por vetëm një herë dhe kështu i dha mundësinë Messit të fitojë këtë çmimin të  rëndësishëm individual.

29-vjeçari me dy golat ndaj Eibarit në vikendin e La Lgias mblodhi 74 pikë të mjaftueshme për të fituar Këpucën e Artë, pasi një gol vlen dy pikë.

Leo më herët këtë çmim e ka fituar në vitet 2010, 2012 dhe 2013, ndërsa më poshtë e keni tabelën:

1. Lionel Messi, Barcelona, 74 pikë

2. Bas Dost, Sporting Lisbon, 68

3. Pierre-Emerick Aubameyang, Borussia Dortmund, 62

4. Robert Lewandowski, Bayern Munich, 60

5. Harry Kane, Tottenham Hotspur, 58

6. Edin Dzeko, AS Roma, 58

7. Luis Suarez, Barcelona, 58

8. Dries Mertens, Napoli, 56

9. Edinson Cavani, Paris Saint-Germain, 52.5

10. Andrea Belotti, Torino, 52

11. Romelu Lukaku, Everton, 50

12. Anthony Modeste, Koln, 50

13. Cristiano Ronaldo, Real Madrid, 50

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...