Published On: 9 Korrik, 2017

Mesila Doda publikon pamjet shokuese: Ja si i janë vjedhur votat PDIU-së në kryeqytet

Deputetja Mesila Doda ka publikuar një video e cila tregon me figurë sesi janë vjedhur votat, që sipas saj i përkasin Partisë Drejtësi Integrim e Unitet.

Fjala është për votat në Tiranë, ku PDIU pretendon se i është vjedhur një mandat, i cili i takon kryetarit të kësaj force politike, zotit Shpëtim Idrizi. Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social, Mesila Doda shkruan se ky është vetëm akti i parë i një filmi që shumë mirë mund të titullohet :Si shkatërrohen zgjedhjet në Shqipëri.

Kujtojmë se ditën e nesërme KQZ do të shqyrtojë ankimimin e PDIU-së, e cila pretendon se e ka kaluar pragun prej 3% të votave të nevojshme për të prodhuar një deputet në kryeqytet.

Më poshtë Video e publikuar nga deputetja e PDIU-së dhe postimi i saj:

POSTIMI:Shume e rendesishme… akti i pare i zbulimit te vertetes…

Kjo video qe po hedhim sot eshte vetem akti i pare i nje filmi qe titullohet: “Si shkaterrohen zgjedhjet ne Shqiperi…”

Vini re me kujdes se si ne sekondat e fundit, merren votat nga dengu i PDIU dhe kalojne ne ate te nje force tjeter politike…

Ky eshte vetem akti i pare i nje rradhe te gjate rastesh qe tregojne se ku shkojne votat e PDIU si ne kete rast…

Ne videot e tjera, do ju afrojme vepra te tjera nga numerimi “korrekt” ne mes te Tiranes…/Gazeta Express

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...