Published On: 29 Prill, 2017

Mesazhi i Ramës për trazirat në Maqedoni: Jo vetëm të vdekurit por edhe të gjallët (Foto)

Kryeministri Edi Rama, duke marrë shkas nga situata politike në Maqedoni dhe trazirat që ndodhën në Kuvend pak ditë më parë ka kujtuar sot patriotin e madh shqiptar, Dr. Ibrahim Temo.

Në rubrikën e tij “Amacord’ në “Facebook”, Rama theksoi se duhet të kuptojmë se çdo përkatësi etnike apo politike duhet të shërbejë sot si urë përbashkimi dhe demokracie.

AMARCORD
Sikur t’i përmbaheshim leksionit të jetës dhe veprës së rilindasit dhe patriotit të madh shqiptar nga trevat e Maqedonisë, Dr. Ibrahim Temos dhe shprehjes së madhe të Chesterton, se traditat janë demokracia e atyre që s’jetojnë më, do ta kishim ndoshta më lehtë të kuptonim se çdo përkatësi etnike apo politike duhet të shërbejë sot si urë përbashkimi dhe demokracie, që nesër, jo vetëm të vdekurit, por edhe të gjallët e brezave që lemë pas, të ecin në hapa të sigurtë dhe shtetkonsolidues

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...