Published On: 15 Nëntor, 2016

MES GAZIT E LOTËVE


Për mikun tim të ndjerë, humoristin Ibrahim Krajkova

More Lec Krajkova
Mik i zemrës sime,
Mes gazit e lotëve
Më vjen ndër kujtime.

S’deshta me t’kujtue
Se më zen mërzia,
Por ti prapë trazon
Kujtimet e mia.

Pse nuk je mes nesh
Mos rri me maraz,
Ti shkove krenar
Ne mbetëm për gaz.

Ani mik i dashtun
Mos ma ki inatin,
Tash ty shumë azgana
Ta morën zanatin.

Dhe Dyshin e mbetun
Mezi po e kqyri,
Gjynah n’kafene
Struket Rasim Qyrri.

Sevdo Gjakovari
S’di ku e ka zorin:
-L’shome, thotë, bre l’shoma
Pak televizorin.

Mos ma luj programin
Se më lujtën mentë,
A mos po flet Leci
Diku n’Parlament?!

Trus po i them Sevdos
Mos u rrok per leshi:
Shih çka i batë Kosovës
Ju Treshi përsheshi!!!

Jo ti po m’kallëzon,
Sevda nervozohet:
Ne mbetëm kush ishim
Fara e keqe shtohet!

Kurrë hajgaret tona
S’e xiglojnë miletin,
Çka ban qeveria
Tash me parlamentin.

Prandaj mik i dashtun
Merr karrigë e trus,
Këtu s’ka vend humori
Asht kohë për cirkus.

Po, i them, përmes tymit
Krejt po bahet llugë,
Nër kravatë me qyrra
S’di kush po krun zhugë?!

E di mor Lec miku
Se ti nuk ndrron mendje,
Ike pa na pyet
Na le në këtë gjendje.

Sa për humor t’hollë
Mos të qofshim falë,
Na argëtojnë partitë
Me gjithë kryetarë.

Nuk di çka me t’thanë
Prej qefit a prej zorit,
Na u ba Kosova
Arenë e humorit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...