Published On: 27 Tetor, 2016

Merret në mbrojtje nga policia gruaja e divorcuar me 2 fëmijë që përgjoi gjyqtarin manjak

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra tregoi në “Opinion” të tjera detaje lidhur me skandalin seksual, ku është përfshirë kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Sipas tij materiali origjinal audio është rreth 1 orë e gjysmë, por në emision nuk mund të transmetohej i gjithë regjistrimi audio.

Gazetari Saimir Kodra zbuloi se gruaja kishte një proces gjyqësor me ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën për çështje pronësie. Mësohet se ajo është rreth 40 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve.

“Që në momentin e parë ai palo gjyqtar i ka kërkuar favore seksuale. Ajo ka pasur një persekutim të tmerrshëm. Regjistrimet janë shumë. Ne kishim 1 orë e gjysmë regjistrime. Ajo është përballur me një dhunë të tmerrshme psikologjike dhe e regjistroi gjyqtarin dhe ai e kërcënoi më pas”, deklaroi Kodra.

Drejtuesi i emisionit ‘Stop” siguroi se ka bërë të gjitha kërkesat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e gruas, pas transmetimit të audio-skandalit në televizion.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit pohuan per ‘BalkanWeb’ se gruaja dhe banesa e saj janë marrë në mbrojtje nga policia menjehere pas transmetimit te skandalit.

Në regjistrimin audio të publikuar në media, kryetari i gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi dëgjohet teksa i kërkon favore seksuale gruas, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...