Published On: 9 Korrik, 2017

Merkel: Takimi me Erdoganin theksoi dallimet e thella midis nesh

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë dje se takimi i saj dypalësh me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vënë në pah dallimet e thella mes dy vendeve aleate të NATO-s.

“Arrestimet e shumta, veprimet e përgjithshme në Turqi, dhe dështimi për të lejuar vizitat në Incirlik [bazën ajrore] – këto janë zhvillimet që tregojnë dallimet e thella, të cilat nuk i kemi fshehur,” ka thënë Merkel, pas përfundimit të samitit dyditor të G20 në Hamburg, transmeton Express.

Merkel ka theksuar se Erdogani dhe Turqia kanë qenë shumë të angazhuara në samit dhe se anëtarët e G20 e njohin kontributin e Turqisë për t’u kujdesur për miliona emigrantë nga Siria dhe Iraku./Express/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...