Lajme Lajmi Levizes

Mërgimtarë kujdes, policia serbe kurthe të reja për të ju kapur në autostradë

Pregaditja e projektit të MUP-it për matjen e shpejtësisë mesatare në autostradë është në fazën e fundit dhe së shpejti do të filloj të aplikohet, ka njoftuar kryeshefi i drejtorisë së policisë së trafikut Nebojsha Arsov, transmeton presheva.com.

Siç ka saktësuar ai, policia për këtë nuk do të përdor radarë, as kamera por sistemin e tanishëm të pagesave në rrugë.

Si funksionin?
“Siç e dinë nga fizika si matet shpejtësia, nëse e dim sakt largësinë ndërmjet dy pagesave, nëse e dim se kush në cilën kohë ka hyrë dhe kur ka dalë nga pagesa në rrugë, ne shumë lehtë mund ta masim shpejtësinë mesatare të veturave” ka sqaruar Arsov.

Policia do të marrë informacionet sakt se kush sa ka pasë shpejtësinë mesatare menjëherë pas pagesës në autostradë dhe ne vartësi puna, denimet do ti paguajnë menjëherë pas kalimit ose do ti dërgoj në adresë të shtëpisë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *