Published On: 5 Korrik, 2017

Mënyrë e re e rimbursimit për kuponët fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës do të vazhdojë me rimburësimin e kuponëve fiskalë, por me mënyrë të re. Rimburësimi do të bëhet përmes përzgjedhjes me lotari. Ky ndryshim nga qytetarët e intervistuar nga Radio Kosova konsiderohet si jo motivues, pasi që gjasat për të fituar tash janë të vogla.

Administrata Tatimore e Kosovës ka ndryshuar mënyrën e rimburësimit të qytetarëve të cilët grumbullojnë kuponë fiskalë. Drejtorit i ATK-së, Sakip Imeri, duke folur për mënyrën e re të rimburësimit, në fillim të javës, tha se nga tash në formë lotarie do të  rimburësohen jo më shumë se 4 mijë e 5 qindë qytetarë.

“Një pliko duhet të ketë minimi 60 kuponë dhe më shumë se 250 euro vlerë. Përzgjidhet numri potencial fitues. Duhet të jenë 3000 deri në 4500 qytetarë që fitojnë. Vlera që rimburësohet është 10 % e kuponëve fiskalë, me një maksimum 100 euro”, tha ai.

Forma e re e rimburësimit megjithatë nuk pritet mirë nga qytetarët. Disa nga qytetarët e intervistuar nga Radio Kosova thonë se kjo mënyrë e rimburësimit nuk është motivuese për grumbullimin e kuponëve fiskalë pasi që tash janë gjasat e vogla për t’u rimburësuart. Ata thonë se është mirë që të kthehet forma e vjetër nga e cila përfitonin të gjithë.

“Gjithmonë kemi grumbulluar. Këto i ka marrë një djalë i imi se nuk është në punë dhe me to i ka kryer studimet. E tash nuk do të grumbullojmë më, se në lotari asnjëherë nuk kemi fituar. Kam grumbulluar kuponë fiskalë në të kaluarën dhe kam marr  vlerën e rimburësimit, Por me këtë formën e re të rimburësimit nuk besoj se do të mbledh përsëri kuponë”, tha ai, njofton rtklive.

Edhe pas këtyre ndryshimeve ka edhe të atillë që thonë se edhe pse nuk besojnë se do të përzgjidhen si fitues, do të grumbullojnë akoma kuponë fiskalë, sepse kjo është edhe në të mirë të shtetit.

“Kam mbledhur vazhdimisht prej se ka filluar, prej ATKI-së. Kam mbledh përsëri kuponë dhe do t’i dorëzoj edhe këtë herë. Nuk besoj se do të fitoj por, shpresoj se ministria do të ndryshojë vendimin”, tha një qytetar, citon RTK.

Rimburësimi i qytetarëve të cilët grumbullonin kuponë fiskalë ka filluar vitin e kaluar. Sipas Administratës Tatimore, deri më tash janë rimburësuar mbi 24 milionë euro për mbi 1 milion pliko të dorëzuara.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...