Published On: 2 Gusht, 2017

Mendimi, Uka dhe Teuta, janë fëmijët e rritur në burgun shtëpiak

  • Ramush Haradinaj shihet në fotografime përqafuese me rrugaçin Bajram Hoti, i cili e hoqi nga ballorja e Kuvendit dhe e theu, inatshëm, fotografinë e Presidentit Rugova! Miku i Ramushit na rezulton të jetë edhe shkesë (mësit) i Hashimit. Pra, shefat e dy bandave partiake, i kanë edhe miqtë e përbashkët!

PDK DHE AAK DENIGROJNË FAMILJEN RUGOVA

Nga IDRIZ ZEQIRAJ

“Ra ky mort dhe u pamë!” Është një shprehje prove, për miq dhe armiq. Deklarata, e cila i faturohet Teutë Rugovës, është një çorbë e thartuar, e gatuar në kuzhinën kutërbuese të AAK-së, me prani të lëpiracakëve të ndotur e neveritës, Astrit Haraçija dhe Dardan Gashi!

     “Votimi për president, ka qenë vazhdimësi e traditës së babait tim…”,- thuhet në deklaratë.

Rrenë qoftë! Dr. Rugova ka refuzuar dy herë radhazi Hashim dallaverën: “Jo kryeministër, jo koalicion me PDK-në!”

 “Më vjen keq për deputetët që nuk janë zgjedhur, duke u ndëshkuar nga elektorati, për arsye të respektimit të vendimeve të partisë”, – thuhet në deklaratë!

Rrenë qoftë! Sepse vendimet nuk kanë qenë të partisë, por të kryetarit me klanin e tij. Pra, kanë votuar kundër vullnetit të anëtarësisë, të elektoratit të LDK-së. Dhe, e meritojnë ndëshkimin. Kjo do të ndodhte edhe për Teutën, nëse voton PAN-in vrastar.

 “Nëse dikush dëshiron inate e bllokada, ja ku është Serbia, ja ku është Mitrovica, ja ku është inati me BE-në, që po na mbanë të izoluar”, – thuhet në deklaratën e hartuar nga armiqtë e egër të Familjes Rugova!

Teuta kurrë nuk mund të bëjë akuza marroqe për BE-në, sepse faji për viza i takon treshës kriminale, të cilët e kanë përgjakur e zhvatur Kosovën: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj. Amerika e BE-ja porositën të mos futën kriminelët në Parlament. Por, horrat kryepartiakë, ndjehen më të fortë, kur i kanë shumësinë e deputetëve kriminelë në Kuvend. Andaj, përbuzën Amerikën dhe Evropën.

     “Nuk është e drejta jonë të injorojmë votën e qytetarit, por nuk është as e drejta jonë të injorojmë bashkëpunimin e ngushtë të babait tim, me Ramush Haradinaj”, – thuhet në deklaratën e falsifikuar, kinse e Teutë Rugovës.

Dr. Rugova, në koalicionin me AAK-në, ka qenë i qartë: “Zgjodhëm të keqen më të vogël”, në raport me serbët e PDK-në. Pra, “bëmë sakrificë”. Kurrë nuk ka pasur bashkëpunim dhe, aq më pak, miqësi me Ramushin. Presidentit Rugova i janë vrarë ushtarakët luftëbërës, bashkëpunëtorët, veprimtarët, meshkujt. Prandaj, kjo gjëmë e madhe, pamundëson miqësinë, madje dematon, bindshëm, falsifikatorët.

       Ja, sa e vlerëson Ramushi me bandën e tij partiake Presidentin Rugova!?:

Shembullojmë me dy raste të freskëta dhe shumë domëthënëse:

1) Ishin shefat e AAK-së, të cilët nuk lejuan vënien e Flamurit Dardan dhe as fotografinë e Presidentit Rugova, në sallën e Kuvendit komunal në Deçan, ku po zhvillohej një debat i organizuar nga Nëndega e LDK-së të Isniqit. Organizatori tha, publikisht, se “më lehtë do të merreshim vesh për këtë me Millosheviçin, se sa me shefat e AAK-së!”

2) Ramush Haradinaj shihet në fotografime përqafuese me rrugaçin Bajram Hoti, i cili e hoqi nga ballorja e Kuvendit dhe e theu, inatshëm, fotografinë e Presidentit Rugova! Miku i Ramushit na rezulton të jetë edhe shkesë (mësit) i Hashimit. Pra, shefat e dy bandave partiake, i kanë edhe miqtë e përbashkët!

Dhe, kulmorja e deklaratës të poshtër e skandaloze, që përjashton mundësinë ta këtë shkruar Teutë Rugova, zbulohet sheshit në fragmentin e fundit:

    “Unë ju siguroj se babai im, në situatën e sotme, kurrësesi nuk do të kishte udhëhequr LDK-në në asi mënyre që të bllokojë proceset dhe të injorojë rekomandimet e miqve tanë të përhershëm, SHB-ve dhe BE-së”!!!

E gjithë kjo tiradë e shpëlarë, është sajesë alogjike, është vreri dhe urrejtja patologjike e armiqve të LDK-së, natyrshëm, edhe të Ibrahim Rugovës. Miqtë amerikanë dhe evropianë, nuk kanë rekomanduar blerjen e votave, me shantazh e lekë, siç po provojnë partitë banda; AAK-ja dhe PDK-ja!!

LDK-ja, mos i qoftë për kob, është hera e parë që këndellët, që ka një qasje konstruktive dhe në interes të partisë, të anëtarësisë, të elektoratit, të Kosovës. Dhe, kështu duhet të vazhdojë.

     Heshtja dyshuese e Teutë Rugovës

Reagimi demantues për deklaratën skandaloze, është i mangët dhe ekuivok, i hamendësua, zëmëkur! Ajo duhet të mendojë, ta riprodhojë bisedën e saj, madje, të tërën, për ta lakuriqësuar tërë sajesën intriguese e falsifikuese. Atëherë, opinioni do të qartësohet dhe kryebanda Haradinaj, me këlyshërinë e tij, do të mbetëshin të turpëruar, madje, me fund.

Nuk mjafton të thuhet se jam keqkuptuar. As përrallëzimet “për hir të krijimit të institucioneve të Kosovës”, “të miqve amerikanë dhe evropianë”. Nuk i ka mbetur Teutës për t’i zgjidhur këto probleme. Në dorën e saj është dinjiteti, duke mos pranuar asnjë bisedë jashtë LDK-së ose turpërimi, vetëvrasja politike e saj.

          “Ku ka zë, nuk është pa gjë!” – thotë urtësia

Jemi lodhur bukur shumë, duke agjituar për Naser Rugovën dhe harresën për të shkuarën, me arsyetimin se elektorati u provokua nga seleksionimi jo fisnik e klanor. Por, është e papranueshme të thuhet se “LDK-ja duhet të mbetët në opozitë”, ose “të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse”, pra, që do të thotë se PDK-ja  të mbetët përsëri në qeverisje!

“Qeveria gjithëpërfshirëse” është ide e ngulmim i SHIK-ut terrorist, për ta vazhduar qeverisjen kriminale dhe të hajnisë zyrtare! Kush nuk e dinë, lë ta mësojë këtë të vërtetë sipërore.

     Tani, mësuam edhe këtë: “Ramushin e kam mik”, – e thotë vet Naser Rugova!!!

LDK-ja është përgjakur nga bandat, mirë të organizuara. Ata që vrasin dhe nuk pendohen, nuk kërkojnë falje, nuk kërkojnë besë, nuk kërkojnë pajtim, përkundrazi, nëse dikush ua përmend krimet faktike, të bëra nga ata, reagimi i tyre është i ashpër dhe kërcënues, assesi, nuk mund të jenë miq! 

Anëtarësia e LDK-së është një familje e përgjakur, e vrarë, viktimë. Dhe, asnjë grupim, asnjë individ, nuk është i autorizuar të falë vrasësit e LDK-së. Pra, as Naser Rugova nuk e ka këtë të drejtë. Ndërkohë, çfarëdo miqësie me persekutorin, është një lloj faljeje, amnistimi. Është zhgënjyese kjo që dëgjuam nga ai, aq më shumë, për ne miqtë e tij, që kemi agjituar për ta parë në ulsën e Parlamentit.

Në këto rrethana, miqësia e kujtdo qoftë, nga LDK-ja, me sojin e Ramushit dhe PAN-in, në tërësi, nuk është as logjike dhe as fisnike. Familja e gjerë Rugova, që jeton në Cërcë të Istogut, nuk janë kushërinj, por vëllazëri. Janë pasardhës të luftëtarit të zëshëm, Sadri Elezi-Rugova.

Prandaj, është detyrë imperative, akute e Haki Rugovës, e Naser Rugovës, e fëmijëve të Presidentit Rugova dhe vëllezërve tuaj të tjerë, që, në bazë të fakteve, argumenteve të bollshme, të përcaktoni se cilët janë miq të sinqertë të Familjes Rugova dhe cilët janë armiqtë tuaj, të maskur, që hiqen miq. Këtë duhet ta mësojë edhe nusja Blertë e Ukë Rugovës, e cila ka shumë nevojë për këndellje. Vetëm atëherë do të jeni të dinjitetshëm, si pinjollë të respektuar të Familjes Institucion Rugova.

      Qëllimi i PDK dhe AAK, denigrimi i Presidentit Rugova

Loja e PDK-së, përmes “Listës Rugova”, e inskenuar nga SHIK-u kriminal, duke inksriminuar Ukë Rugovën, kishte për qëllim denigrimin e Ibrahim Rugovës. Armiqtë e hapur të Presidentit Rugova dhe miqtë e rremë, duke i ofruar klientë për viza udhëtimi, e futën në kurthë Ukë Rugovën.

Në Kosovë, përgjatë këtyre 18 viteve, nuk ka pasur të arrestuar dhe të dënuar të pafajshëm. (Rasti Kiqina është diskutabil, sepse SHIK-u organizoi vrasjen e familjes Hajro dhe po ai vendosi faturimin e këtij krimi.) Përkundrazi, ka pasur krime të mëdha dhe dënime të vogla, simbolike, të kriminelëve vrastarë; falje e lirime politike dhe të blera, pa e plotësuar dënimin. Ndërkohë që meritonin, hiç më pak se plumb. Dhe, meqë kjo masë dënimi është hequr, të paktën, duhet të vuanin burgun e përjetshëm.

Ukë Rugova nuk është i kësaj kategorie. Ka një akuzë për abuzim, që më shumë kanë përfituar njerëzit e SHIK-ut, se sa ai. Si shok klase, si shok e mik i Ibrahim Rugovës, me kohë kam denoncuar se në oborrin e Familjes Rugova, kanë hyrë gjarpërinjtë SHIK-as, me qëllimin mafioz, për ta denigruar Presidentin Rugova, qoftë edhe tani, pas amëshimit të Tij. Këtë ia kam thënë me kohë edhe anëtarit të Familjes Rugova, Haki Rugovës.

Dihet se Ukë Rugova është i shantazhuar nga SHIK-u, i cili e ka në dorë dosjen e tij. Por, ai duhet të marrë forcë e guxim, të pranojë fajësinë e bërë, nga kurthët e SHIK-ut; të kërkojë gjykimin e përshpëjtuar; të shkojë në burg, si mundësi reale, për t’ u shkëputur nga vargojtë e SHIK-ut.

Ka ikur koha e ilegalës, kur duhej duruar dajaku, për të mos i zbuluar shokët, që vepronin kundër pushtetit serbo-sllav. Më bëri përshtypje apeli, drejtuar mërgimtarëve, në një takim, në Mynih të Bavarisë gjermane, i Konsullit të Përgjithshëm, Naser Idrizi: “Mësohuni ta respektoni shtetin e Kosovës!” 

Dhe, vërtet, edhe pranimi i fajit të bërë, është respektim i shtetit tënd, lehtëson hetimin dhe dënimin, duke ndikuar edhe në profilaksinë, parandalimin e gabimeve dhe të fajeve, për shtetasit të tjerë.

     Burgjet e Kosovës, me kushte shumëfish më të mira se burgjet e shteteve të rajonit, ku mund ta thyejsh qafën në lëvoret e bananeve, janë larg të qenit si burgu i Burrelit: aty ku buka, uji, ajri, ishin të mangëta, madje, në prag të mbijetesës; aty ku i gëzoheshe lëpirjës të një cope dhjami të derrit në gjellë; aty ku duhej pritur dielli i verës për të bërë një dush me ujë të vakët; aty ku vera të kallte, e dimri të mërdhinte; aty ku duhej ndarë një kore nga buka e pakët, meqë uji dhe letra mungonte, për të pastruar, me nder, anusin, pas nevojës, edhepse, falë kapsllëkut, nga ushqimi minimal, nevoja ishte e rrallë; aty ku dajaku ishte racion, normë.

Personalisht, jam gadi ta vuaj burgun e Ukë Rugovës, edhe tani, në pleqërinë time. Dhe, nëse mund të kompensohet ky burg me para, do ta shisja tokën e babës dhe gjithëçka tjetër, vetëm e vetëm, për ta shpëtuar Ukë Rugovën nga tutela, kthetrat e SHIK-ut vrastar.

Pas Ukës, po provohet përtokja e së motrës, Teutës. Tashmë, është AAK-ja, kreu i kësaj partie-bandë, i cili shantazhon, duke ngulmuar për votën e Teutës! Armiku i egër i Familjes Rugova, hipokriti Ramush Haradinaj, e dinë mirë se vota e Teutës për atë, është fundi i karrierës politike të saj. Dhe, këtë e bënë qëllimshëm, për ta goditur edhe Ibrahim Rugovën.

Vizita skajshëm denigruese dhe armiqësore; shantazhi dhe kërkesa kriminale e rrugaçërore e Ramush Haradinaj, me lakejtë e tij, po kaq rrugaçë, është një argument e dëshmi vetëfolëse, së qëllimi bazë është goditja e Presidentit Rugova, përmes leckosjes dhe përtokjes të fëmijëve, pasardhësve së Tij. Dhe, ky sulm rishtor, është i studjuar dhe i koordinuar, në mes të dy partive-banda, PDK-së dhe AAK-së.

Pse, vallë, nga 61 deputetë të koalicionit LAA-së, u zgjodh të shenjëstrohet, pikërisht, bonjakja, jetimja e Presidentit Rugova, Teuta?! Është provuar, madje, katërcipërisht, se kuadrot e kontrabanduara, kanë përfunduar në hiç, në asgjë. Dhe, kur kemi parasysh shantazhin e pamëshirshëm, ndaj një deputeteje të cilësuar, siç është e bija e Presidentit Rugova, qëllimi është i lexueshëm: rrënimi i karrierës politike të Teutës dhe denigrimi i babait të saj, Dr. Rugovës.

    Fëmijëria pa fëmijëri e fëmijëve të Presidentit Rugova

Presidenti Rugova ka qenë njeriu më i rrezikuar, me jetë, në botë. Një President, pa asnjë mbrojtje zyrtare, i rrethuar nga banda vrastare të PDK-së dhe të AAK-së, përmes SHIK-ut të tyre të përbashkët, është rast unik në botë! Por, Dr. Rugova ishte trim i mençur. Ai ia besoi mbrojtjen fizike djemëve të Drenicës, atje ku ishte më së paku i votuar dhe më së shumti i urrejtur, nga ata që e përgjakën Kosovën, nga “komandantët” korba, të cilët kurrë nuk bënë ndonjë betejë, për t’u shënuar.

Përndryshe, Dr. Rugova ishte miku i madh i Drenicës, sepse meshkujt e Sadri Elezit-Rugova, ishin përgjakur në të njëjtat beteja, përkrah drenicarëve, kundër pushtuesit serbo-sllav.

Fëmijtë e Presidentit Rugova: Mendimi, Uka dhe Teuta, janë fëmijtë e rritur pa fëmijëri; fëmij të rritur në burgun shtëpijak, pa guxuar të dalin as në oborrin e shtëpisë. Janë fëmijë për t’iu dhimbsur, siç thonë, “gurit e drurit”! Si rrjedhojë e rritjes në izolim; larg moshatarëve të tyre shkollarë; larg jetës kolektive fëminore, ata janë krejt të padjallëzuar dhe lehtas të mashtruar, sa për të pranuar edhe armiqtë, për miq!?

Prandaj, është detyrë e të gjithë shqiptarëve atdhetarë, t’i mëshirojnë, t’i mbrojnë dhe t’i ndihmojnë, për të njohur e dalluar miqtë e vërtetë, nga miqtë e rremë dhe armiqtë e egër, të tipave të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj dhe lakejtë e tyre si Astrit Haraçija e Dardan Gashi, me lukuninë e tyre rrugaçërore.

Jini të bindur se Presidenti Rugova do ta bënte këtë për fëmijtë tuaj. Ja, një shembull: Përgjatë luftës, duke qenë në shërbim të Emërgjencës, në Malësinë e Gjakovës, më erdhi një porosi nga Ai: “I thuaj Saliut, kujdes shuarjes të familjeve”. Fjala ishte që djemtë e vetëm, të “hasretit”, të dëshirit apo të memëzi pamë, siç thonë dibranët, të mos futën në rrjeshtin e parë të luftimeve.

          Familja Institucion Rugova, nuk mund t’i mbyllë dyert

Shtëpia e Presidentit Rugova, është një faltore morale e shpirtërore për shqiptarët e kudondodhur. Andaj, ajo duhet të jetë gjithmonë dyer-hapur, për shqiptarët dhe të huajtë, të cilët e vlerësojnë lart veprën madhore, kontributin e dhënë, në një kohë zezonë, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për rajonin.

Urtësia proverbiale e presidentit Rugova, kalon përmasat e udhëheqësit fizik dhe moral të një kombi. Rrezatimi i Tij paqësor, ishte guidë, udhërrëfyese edhe për popujtë tjerë, të rënë në fatkeqësi, në rajon dhe botë. Si i tillë Ai hyri në zrmrat dhe historinë e tyre, si dëshmi e luftëtarit  ngulmues, duke qenë mbrojtës i pakompromis në parimet bazike, për liri, pavarësi dhe demokraci.

         Frymimi djathtas, detyrë atdhetare

Ideologjija sllaviste-komuniste, i ka degraduar shqiptarët, për dekada radhazi. Shqipëria e begatë, me burime mbi dhe nëntokësore, u bë gazi i botës, sepse për gjysmë-shekulli me radhë, u bë bisht e qenushe e ideologjisë së mykur sllavo-ruse. Për rrjedhojë, sot ka më shumë shqiptarë jashtë Shqipërisë, se sa brenda saj.

Ndonëse shqiptarët kanë provuar majtizmin deshtak komunist, ka ardhur koha që ata të këndellën dhe të frymojnë djathtas, drejt Perëndimit, Evropës dhe si frymëzim ta kenë Amerikën zëmadhe. Këndellja është imperativ, urdhëresë e kohës. Dy partitë-banda, PDK-ja dhe AAK-ja, proklamohen si të djathta, por, realisht, janë, madje, këmbë e krye, të majtë, në kuptimin më pezhorativ të kësaj fjale.

Jam gëzuar si fëmijë, kur vajza e mikut tim, Binak Kadaj, tashmë i amëshuar, ndjesë pastë, Donikë Kadaj, u shkëputë nga ingranazhi i partisë-bandë, AAK-së. Ajo denoncon pazarin e ndyrë, të Ramushit me Hashimin, kur në rrethanat e burgut shtëpiak, i ofrohet një letër, për ta nënshkruar lojalitetin për PDK-në!! Dhe, atëherë, merr vendim sa trimëror, aq edhe dinjitoz, për ta braktisur partinë-bandë.

Jemi dëshmitarë okularë, syhapur, se të gjithë kuadrot e LDK-së, të cilët iu bashkangjitën partisë-bandë, AAK-së, dështuan turpshëm. Prandaj, ka ardhur koha që të mashtruarit të vetëdijësohen, të trimërohen, për t’u liruar nga tutela e bandave mafioze, të cilat hapin e begatojnë dosjet e anëtarëve të tyre viktima të mashtrimit dhe, jo vetëm të atyre, për t’i përdorur në kohën e duhur, siç bëjnë, sot, me Ukë Rugovën.

Më mirë një ditë luan, se sa një jetë skllav!

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...