Published On: 28 Maj, 2017

Melihate Ajeti-Qena

  • (1935-2005)
  • Haki Bunjaku

Doajenja e skenës shiptare,Melihate Ajeti-Qena është me prejardhje nga Vushtrria, ndërsa u lind në Prishtinë ,më 1935, ku mbaoi shkollën për aktrim, ndërsa specializimin në Francë.

Ishte inkarnacion i bukurisë dhe talentit të rrallë të aktrimit,të cilin e demonstroi në teatër e film për 60 vite.

E nisi karrierën bashkë me Katarina Josipin, Leze Qenën, Naxhije Devën etj.

Melihatja,një bukuri reale, por e rrallë, sikur kishte të kombinuar diçka nga përrallorja e diçka nga mitologjia, por kjo ishte krijesë reale,e pashme, e prekshme, simpatike: pehrri, që ka trullos mendjet e shumë kujt.

Prandaj e kishte pirg prej ofertave dhe vështirë t`u përballonte.

Kur ajo u ngjit në skenën teatrore në Prishtinë, unë isha një çunak, por simpatia nuk më mungonte.

Në një insert u derdh në vallën e shotës, që e ndezi sallën dhe më kush nuk u ul, por u harruan në duartrokitje.

U martua me Muharrem Qenën ,aktor, këngëtar dhe regjisor.

Nuk mund i ranë bashkëshortësisë deri në fund, sepse Melihatën e ngufatën ofertat e shumta e ndër ta do të përmendi vetëm të përdalurin, Mahmut Bakalli, i cili sa ishte në pushtet, ishte kusar nderi më i përlyet.

Vitet e shekujt përsëritën, ndërsa Melihatja kurrë, bile as sozia e saj jo.

Po kërkoja një portret për të ndërtuar Gradivën, një skllave të bukur marrokene, por, si duket, vetëm krijesë përrallore e mitologjike, nën përpunimin senzibël të regjisorit, nga Orienti,  Alain Robbe-Grillet, që duke shfrytëzuar fantazinë krijuese,bër një film brilant.

Në rolin e Gradivës shkëlqeu Arielle Dombasle.

Eh,sa do t`i përgjigjej ky rol Melihatës tonë, por që…

Shqiptarët, një popull i vogël dhe i coptuar si mish dami,karakterizohet me me talentë e figura madhore në të gjitha sferat e jetës, që ua kalojnë popujve shumicë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...