Published On: 13 Qershor, 2017

Melhemi për lukth dhe gjëndrat tiroide

Likeri nga arrat, në mjekësinë popullore përdoret me qindra vite si ilaç natyral për shërimin e gjëndrave tiroide dhe problemet në tretje.

Edhe sot e kësaj dite është “ndihmë e parë” për shumë njerëz, kundër anemisë dhe për forcimin e gjakut. Përgatitet pikërisht këtyre ditëve, nga arrat e freskëta të gjelbra. Arrat e papjekura, të buta në mes, janë burim natyral për vitaminë C dhe jod. Përmbajnë edhe vajra, aminoacide, proteina, minerale, karbohidrate dhe vitamina E dhe B6, trasmeton gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT:

40 arra të gjelbra, të reja, 800 gr sheqer të vrugtë, 4 karafilë, 1 limon, i ndarë në rriska, 1 litër raki vendore.

PËRGATITJA:

Arrat i pastroni, i ndani përgjysmë. Limonin e shpëlani, e ndani në rriska. Arrave dhe limonit ua shtoni sheqerin (mjaltë), e karafilin dhe rakinë vendore i përzieni mirë, në mënyrë që sheqeri të tretet më mirë. Mirë e mbyllni shishen dhe e mbani në diell për 40 ditë. Çdo ditë e përzieni nga pak, por mos e hapni. Pas 40 ditëve, likerin e kulloni dhe e futni në një shishe me vend të errët dhe të ftohtë. Te gjëndrat tiroide pini një gotë të vogël në ditë, në mëngjes në lukth të thatë. Te dhimbjet e lukthit, një gotë në mëngjes dhe një në mbrëmje.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...