Published On: 30 Prill, 2017

Mehmeti: BDI i përçau dhe armiqësoi shqiptarët, do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë

  • Shkrimtari dhe analisti nga Shkupi Kim Mehmeti shpreh dyshime të hapura lidhur me sinqeritetin e koalicionit të ri qeveritar që po përgatitet në Maqedoni, sidomos të njërit nga partnerët shqiptarë, Bashkimit Demokratik për Integrim.

“BDI-ja e djeshme, që me besnikëri i shërbeu VMRO-DPMNE’së, i përçau dhe i armiqësoi shqiptarët e Maqedonisë deri në ato përmasa, sa nga grindja mes veti, ata nuk ia dilnin të shihnin se si përfaqësuesit e kësaj partie, ishin vënë në shërbim të kriminelëve antishqiptarë të partisë qeverisëse maqedonase! BDI’ja e sotme, duke përdorur tani një tjetër parti aleate maqedonase, si shpërlarëse të pisllëqeve të saja nga e kaluara – LSDM’në – siç duket, është e gatshme të shkelë edhe mbi kufomat tona, vetëm që ajo të mbetet në pushtet! Andaj keni kujdes, sepse gjithmonë do del ndonjë parti maqedonase, që do i mbrojë kriminelët e BDI’së nga ne! Pra keni kujdes, ngaqë gjithmonë do del ndonjë parti maqedonase që do i bëjë burrështetas edhe drejtuesit e BDI’së, po jo për ta drejtuar shtetin, por që të ketë kush të na luftojë neve që themi se, mjerë shqiptaria që e përfaqësojnë ata që nuk i brenë ndërgjegjja edhe pse u ndodhi ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, rasti i Kumanovës, likuidimi i Harun Aliut me shokët, projekti ‘Shkupi 2014’…!”, ka shkruar në Facebook shkrimtari Kim Mehmeti.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...