Published On: 25 Tetor, 2016

Mediave shqiptare u duhet “ekologjie mediale”e jo mercenarizën social!

 

Shkruan: Fadil Maloku

 

Mediet shqiptare, kanë nevojë për një “ekologji mediale”, e jo mercenarizën social! 1.Disa medie tona, duke dashur të eliminojnë pamshirshëm konkurrentët lojal e jolojal, pra, duke ndjekur kursin e superprofitit brenda natës, (përmes vrapit dhe histerisë së klikomanisë!), po bien lehtësisht në grackën e shpërndarjes së informatave euforike, senzacionale, e kuturu, ende pa e dëshmuar vërtetësinë e tyre!!! 2.Atyre, u duhet një lloj “ekologjie mediale”, që presupozon një; analizë, apo një hulumtim shumë më të thukët paraprak social. Themi kështu, ngase, teknologjia, mënyrat e informimit, pastaj edhe ajo e komunikimit me publikun, këto medie dhe rrjete sociale akoma nuk po i nênshtrohet filtrimit…Normë, kjo që do “prodhonte” pêrgjegjësi dhe besim, e jo vetëm përceptim, ashtu ai po ndodhë tani! 3.Ekologjia mediale, sot pêrdoret edhe si sinonim solidariteti medial, që nënkupton jo vetëm bashkëdyzim interesash meskine por, edhe mospërjashtim nga konkurrenca lojale (që ndërtohet përmes ligjeve strikte!), si kusht për një gazetari taman hulumtuese e profesionale. 4.Tani, kur është duke u rritë dukshëm kërkesa për informata (përmes të cilave krijohet dhe ndikohet; ndjenja, kuptimi dhe përceptimi i publikut të gjerë) ekuivalente me ngjarjet dhe ndodhitë e njëmendëta, kudo qofshin ato, duket se ka një keqkuptim, si nga ana e “padronëve” medial, ashtu edhe nga ana e pronarëve të rinjë të rrjeteve sociale! 5.Ky lloj keqkuptimi, në mediet gjithëshqiptare po bëhet tmerrësisht nën trysninë e konkurrencës dhe kritereve jolojale mediale! Dhe me një qëllim të vetëm; ushtrimin e ndikimit sa më të madhê klanor, grupor, politikë, e ideologjik! Kjo sjellje e kësisojit mediale, i ngulfat proceset demokratike të shoqërisë, dhe vetëm sa krijon monopole false mbi të vërtetën tonë sociale!

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...