Published On: 29 Tetor, 2016

Mediat serbe: Ndalen pensionet për mijëra serbë që nuk jetojnë në Kosovë

Mediat serbe kanë raportuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të udhëhequr nga Arban Abrashi, për ndalimin e pensioneve për personat që nuk jetojnë në Kosovë, duke hedhur poshtë kërkesën e “Listës Serbe” për vazhdimin e një praktike të tillë.

Mediat serbe, kanë thënë se me këtë vendim, disa mijëra qytetarë serbë mbesin pa të drejtë pensioni në Kosovë, pasi që ata nuk jetojnë në Kosovë por jetojnë dhe marrin pensione edhe në Serbi, ndërkaq që deri më tani i kanë marrë dy pensione.

Gazeta “Politika”, duke iu referuar burimeve brenda Listës Serbe, kanë akuzuar se këto vendime të MPMS-së, janë të paligjshme pasi që nuk kanë kaluar në Qeveri si dhe kanë shpalosur disa pretendime dhe arsyetime pse disa mijëra serbë që jetojnë në Serbi duhet të vazhdojnë të marrin pensione edhe në Kosovë.

“Ndryshe ndihmat sociale që trajtohen si pension, i marrin personat që kanë mbushur 65 vjet, pa dallim etnik . Afër 30.000 serbë e gëzojnë pensionin e Kosovës, kurse me udhëzimin administrative të ri disa mijëra serbë nuk mund të aplikojnë për shkak të kritereve të rrepta në dëm të atyre që nuk kanë mundësi dhe kushte të kthehen në pronat e veta”, thuhet ndër të tjera në një artikull të Gazetës “Politika”. /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...