Published On: 23 Tetor, 2016

Mediat e huaja: Kush e dinte që Shqipëria ishte kaq e bukur

Mediat e huaja gjithmonë shkruajnë për vendin tonë dhe e rendisin atë mes destinacioneve që duhet vizituar patjetër. Duket se bukuria bregdetare dhe malore e vendit tonë vazhdon të suprizojë turistët e huaj.
“News.com” , portali i njohur Australian e ka krahasuar vijën bregdetare të vendit tonë me Spanjën dhe e ka renditur mes vendeve si India, Bolivia, Kamboxhia, Bullgaria, Vjetnami dhe Laos.

“Nëse jeni duke kërkuar vende për turizëm të aventurës, por pa shpenzuar një mal me para atëherë, duhet të vizitoni një nga këto shtatë destinacione dhe kështu nuk do të‘ rrënoni bankën’, shkruan portali australian.

Shqipëria ka mbetur e pazbuluar nga turistët për shkak të kaluarës së regjimit komunist, thuhet në këtë medium.

Kush e ka vizituar Shqipërinë ka dalluar veçantinë dhe bukurinë e saj. Ky vend dallohet për plazhet me rërë, panoramat malore si dhe jetën e zhurme të natës që të fal kryeqyteti. Është një vend që promovon turizëm me çmime të ulëta dhe plazhet e saj shpesh janë ato që kanë qenë në Spanjën e 50 viteve më parë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...